Inkubatori i produkteve tipike në Malësinë e Madhe/ Garanton aksesin në treg për fermerët e vegjël - Business Magazine Albania

Inkubatori i produkteve tipike në Malësinë e Madhe/ Garanton aksesin në treg për fermerët e vegjël

Nga Agjencia Telegrafike Shqiptare

TIRANË, 17 qershor /ATSH/ Inkubatori i produkteve tipike në Reç të Malësisë së Madhe, nga sot është një hapësirë e përbashkët për fermerët dhe amvisat, për të prodhuar produktet tipike me metoda tradicionale, por të certifikuara me kërkesat e tregut dhe sigurisë ushqimore, duke garantuar aksesin në treg edhe për fermerët e vegjël.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, bashkë me deputetin Paulin Sterkaj, vizituam Inkubatorin e Produktive Tipike në Reç të Malësisë së Madhe, që është një model i një investimi modest, që i shërben të nesërmes së bujqësisë së zhvilluar.

Ekonomi u shpreh se, kjo është një hapësirë e përbashkët për fermerët dhe amvisat, që të realizojnë prodhimin e produktet tipike me metoda tradicionale, por të certifikuara me kërkesat e tregut dhe sigurisë ushqimore.

Lexo: Jo më radhë për të regjistruar fëmijët në shkollë. E-albania shton shërbimin e ri

“Kjo iniciativë garanton aksesin në treg për fermerët e vegjël. Theksova që iniciativa të tilla si “Agro Reçi” i shërbejnë komunitetit të zonës, për zhvillimin e produkteve tipike dhe sigurisht rritjes së të ardhurave tek familjet fermere”- tha Ekonomi.

Fillimisht kjo sipërmarrje kishte vetëm 8 fermerë, ndërsa tani ka arritur në një shoqatë me 70-80 fermerë.

“Shoqëria e bashkëpunimit bujqësor Agro Reçi, zë fill që në vitin 2004, por mori zgjerim dhe hyri në shinat e zhvillimit në vitin 2005. Vazhdimisht jemi duke e përmirësuar statusin e kooperativës dhe produktet kryesore që përpunohen janë gështenja, bimët medicinale dhe produktet blegtorale”- tha administratori i “Agro Reçit”.

Ai theksoi se, “ky investim në qendrën tonë, ka nxitur zhvillimin e blegtorisë në zonën tonë dhe ambicia jonë është zhvillimi i agroturizmit rural”, ndërsa vuri në dukje se, me krijimin e kooperativës tregu ka ardhur më afër fermerit.

Fermerët e zonës kanë rritur vlerën e produkteve tipike të zonës si frutat e pyllit, bimët medicinale, gështenjat si dhe produktet blegtoriale dhe i kanë dhënë gjallëri komunitetit të Reçit. Ky inkubator mbështet rritjen e tregtisë dhe përmes përpunimit të produkteve, ka arritur të vlerë në ekonominë e fermerëve.

ATA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0