Infocom Albania nderon Drejtorin e Përgjithshëm të Vodafone Albania me "Menaxher i Vitit" - Business Magazine Albania

Infocom Albania nderon Drejtorin e Përgjithshëm të Vodafone Albania me “Menaxher i Vitit”


Vodafone Albania u vlerësua me çmim në Forumin e 7-të të Komunikimeve Elektronike, Infocom Albania. Drejtorit të Përgjithshëm të Vodafone Albania, Z. Dietlof Mare iu akordua çmimi “Menaxher i Viitit” për kontributin e dhënë në fushën e komunikimeve elektronike në Shqipëri.

“Ndihem tepër i lumtur që jam pjesë e këtij forumi. Mendoj se ky çmim nuk është vetëm për mua, por edhe për skuadrën fantastike që qëndron pas meje. Në këto 4 vite në Shqipëri kam parë tregun të zhvillohet, të ndryshojё dhe shihet qartë sesi këto gjera po formojnë të ardhmen. Puna e bërë për spektrin në këto 2 vitet e fundit është vërtet fenomenale dhe autorizimet e dhëna për frekuencat kanë mundësuar teknologji të avancuara si 4G dhe 4G+. Këto zhvillime kanë vërtet vlerë dhe mesazhi që dëshiroj të përcjell është të vazhdojmë të punojmë fort në këtë drejtim dhe të nxisim formimin e të ardhmes dixhitale” – tha Z.Mare në fjalimin e mbajtur pas marrjes së çmimit “Manaxher i Vitit”.

Vodafone Albania ka investuar vazhdimisht në vend per t’iu shёrbyer sa më mirë klientëve dhe kërkesave të tyre. Tashmë prej 15 vitesh në treg, Vodafone ka qenë pararojë e shërbimeve dhe produkteve inovatore si dhe një nga nxitësit kryesorë të zhvillimit të sektorit të komunikimeve elektornike në vend. Gjatë viteve 2015 dhe 2016 Vodafone Albania ka fuqizuar edhe më tej pozitën e saj si lider në treg. Së fundmi, Vodafone Albania ka investuar në shtrirjen e teknologjisë 4G në të gjithë vendin dhe tashmë klientët Vodafone përfitojnë internet të shpejtë dhe shërbime inovatore përtej shërbimeve tradicionale zanore & data. Një prej tyre është edhe shërbimi M-Pesa i prezantuar një vit më parë dhe që i mundëson klientëve të kryejne pagesa dhe të bëjnë transferta parash nëpërmjet telefonit celular.

“Shaping the digital future” (Duke formuar të ardhmen dixhitale) ishte tema kryesore e Forumit të 7-të të Komunikimeve Elektronike në Shqipëri Infocom Albania. Evenimenti që nderon kompanitë novatore, shërbimet dhe produktet risi si dhe drejtuesit e kompanive për kontributin e tyre në funksion të zhvillimit të industrisë së komunikimeve elektronike në Shqipëri, Infocom Albania, vjen në këtë edicion të 7-të me fokus dixhitalizimin, si e ardhmja e fushës së komunikimeve elektronike. Forumi zgjati dy ditë, 24-25 Maj me një axhendë të pasur diskutimesh rreth çështjeve dhe zhvillimeve kryesore të kësaj industrie dhe synimeve për të ardhmen.

 

/Shekulli

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0