Inflacioni në qershor arrin nivelet e '97-ës. Ushqimet dhe transporti shtrenjtohen më tej - Business Magazine Albania

Inflacioni në qershor arrin nivelet e ’97-ës. Ushqimet dhe transporti shtrenjtohen më tej

Rritja e çmimeve ka vijuar edhe përgjatë qershorit, duke goditur më tej xhepat e qytetarëve. Shtrenjtimi i fortë i tyre ka bërë që inflacioni, sipas Institutit të Statistikave, të prekë nivele rekord, duke arritur në 7.4% muajin e kaluar, nga 6.7% që ishte në maj. Ky është mbi dyfish më shumë se objektivi i Bankës Qendrore.

Kostot janë rritur për të gjitha mallrat dhe shërbimet. Për transportin dhe artikujt ushqimor rritja e çmimeve ka qenë dyshifrore. Këto janë grupe, për të cilat shqiptarët shpenzojnë pjesën më të madhe të buxhetit të tyre, mbi 50%.

Brenda grupit të ushqimeve, çmimet kanë qenë të larta sidomos për produktet e bulmetit, drithërave dhe fruta-perimet, të cilat janë shtrenjtuar ndjeshëm këtë periudhë.

Tashmë më shtrenjtë u kushton shqiptarëve të konsumojnë kafe apo ulen në restorante. Rritja e  çmimeve ka vijuar edhe për argëtimin përgjatë qershorit, ashtu si edhe për mobilimin e shtëpive apo për blerjen e veshjeve.

Vala e rritjes së përgjithshme të çmimeve në vend i ka bërë qytetarët më pesimistë, duke ulur besimin në ekonomi gjatë qershorit si dhe pritshmëritë e tyre për të shpenzuar e për të bërë blerje të mëdha këtë periudhë, ndikuar nga pasiguritë dhe situata e përgjithshme ekonomike.

Përshpejtimi i inflacionit bëri që Banka e Shqipërisë të ndërhyjë për herë të dytë radhazi brenda vitit përmes politikës monetare, duke rritur normën bazë të interesit në 1.25% si një kundërpërgjigjie ndaj inflacionit, që duket se do të vazhdojë të qëndrojë i lartë të paktën deri në fund të këtij viti.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0