Impact Bucharest: Ngjarja më e rëndësishme e biznesit dhe teknologjisë në Europën Qendrore vjen në Rumani - Business Magazine Albania

Impact Bucharest: Ngjarja më e rëndësishme e biznesit dhe teknologjisë në Europën Qendrore vjen në Rumani

Impact Bucharest: Ngjarja më e rëndësishme e biznesit dhe teknologjisë në Europën Qendrore vjen në Rumani

Ngjarja më e rëndësishme e biznesit dhe teknologjisë në rajon do të mbahet në Bukuresht. Impact Bucharest e prezantuar nga Mastercard do të zhvillohet më 23-24 tetor 2024 në Face Convention Center dhe folësit e parë tashmë janë prezantuar! Konferencat Impact janë organizuar në Europën Qendrore që nga viti 2016 dhe në vetëm 8 vite janë bërë mbledhja vjetore më e rëndësishme e liderëve të industrisë, sipërmarrësve, inovatorëve dhe vizionarëve në këtë pjesë të botës. Tani është koha për tu rritur dhe zgjeruar – për këtë arsye Impact do të mbajë edicionin e saj të dytë në 2024 dhe të parin jashtë Europës Qendrore, në Bukuresht, Rumani.

Koha e duhur

Viti 2024 është një vit vendimtar për Rumaninë, pasi ajo do të zhvillojë zgjedhjet lokale, presidenciale, parlamentare dhe europiane. Është një vit gjatë të cilit, duke punuar së bashku, sektori privat dhe ai publik mund të bëjnë një ndikim të madh – duke krijuar mundësi të reja dhe nisur projekte inovative që kanë një ndikim pozitiv të jashtëzakonshëm në zhvillimin e qëndrueshëm social dhe ekonomik jo vetëm të Rumanisë, por të gjithë Europës Juglindore.

“Impact është një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe të njohura në këtë pjesë të Europës. Ajo dallohet për shkak të arritjes së saj ndërkombëtare, gamës së gjerë të ekspertëve të njohur në pjesëmarrje dhe çështjeve të ndryshme që ajo trajton, si dhe atmosferës dhe shpirtit inovativ që është i pakrahasueshëm. Në Impact, liderët globalë mblidhen për të diskutuar tendencat e fundit, si dhe sfidat dhe për të eksploruar zgjidhje inovative. Ajo shërben si një qendër për shkëmbimin e përvojave dhe nxitjen e lidhjeve. Jemi të lumtur që Bukureshti do të presë edicionin e dytë të Impact në 2024.”

Krystian Wolak, Themelues, Konferenca Impact

Lexo edhe:E morët vesh lajmin e fundit?! Tani mund t’i dëgjoni artikujt e BusinessMag, jo vetëm t’i lexoni ato!

Njerëzit e duhur

Folësit inspirues kanë qenë prej kohësh një tipar dallues i konferencave Impact dhe Impact Bucharest nuk do të jetë përjashtim. Dy emra të mëdhenj tashmë janë prezantuar me publikun – Nando Parrado dhe Chris Bailey. Nando Parrado është një i mbijetuar dhe hero i Fluturimit 571 të Forcave Ajrore Uruguaiane. Një ndër autorët me shitjet më të larta të  New York Times që është portretizuar në filmin e nominuar për Oscar të vitit 2023 “Society of the Snow” – historia e tij e mbijetesës, qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë në Andet është diçka nga e cila çdo lider biznesi dhe politik mund të mësojë. Chris Bailey, nga ana tjetër, është një ekspert i produktivitetit, ndër autorët me librat më të shitur  dhe një nga folësit më të shikuar të TED. Libri i tij i famshëm “Hyperfocus” është rreth zbulimit dhe mësimit për të funksionuar më efektivisht duke arritur një gjendje super-fokusi. Ai gjithashtu u mëson njerëzve se si të punojnë më pak, por në një formë më të zgjuar. Këta dy emra janë vetëm fillimi i një liste që do të përfshijë më shumë se 200 folës ndërkombëtarë. Në total, Impact Bucharest premton të mbledhë më shumë se 1000 pjesëmarrës duke përfshirë më shumë se 100 startup-e, më shumë se 300 kompanitë kryesore të rajonit dhe më shumë se 100 përfaqësues të mediave. Ngjarja do të jetë një platformë për të identifikuar dhe analizuar vendimet strategjike që do të përcaktojnë të ardhmen e gjithçkaje – nga financat, tregtia dhe marketingu deri tek energjia, zhvillimi urban dhe kujdesi shëndetësor – me një fokus të veçantë në promovimin dhe arritjen e qëndrueshmërisë më të madhe në çdo sektor të ekonomisë.

“Impact është thelbësor. Ai mbledh së bashku një komunitet njerëzish me të njëjtën mirëkuptim dhe qasje të mirë dhe janë duke u përpjekur të përballen me një botë të papërsosur. Ne duhet të punojmë së bashku për të zgjidhur problemet tona. Dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është të krijojmë lidhje si këto. Një konferencë si kjo është për të gjithë. Nuk është thjesht për sipërmarrësit, investitorët ose biznesmenët. E gjithë shoqëria duhet të jetë së bashku për këtë. Dhe kjo do të thotë se nuk na duhen vetëm politikëbërësit dhe rregullatorët, por edhe qytetarët dhe grupet aktiviste. Të gjithë duhet të kenë një vend në tryezë sepse ne mund të zgjidhim problemet tona vetëm së bashku.”

Kenneth Cukier, Zëvendës Redaktor Ekzekutiv, The Economist

Axhenda e duhur

Tema kryesore do të fokusohet në biznesin, si dhe inovacionin dhe se si lidhja e ekosistemeve lokale, rajonale dhe më të gjera globale do të përfitojë Rumaninë dhe rajonin e SEE. Axhenda është ndarë në 9 drejtime tematike që adresojnë sfidat më të mëdha aktuale ekonomike dhe sociale në fusha të tilla si Mbrojtja & Siguria Kibernetike, Ekonomia e Gjelbër, E ardhmja Dixhitale, Startup-et, Qytetet e Ardhshme, Ekonomia Globale & Bankingu, Lidershipi, Shëndetësia, Marketingu & Konsumatori Dixhital.

“Së pari, energjia, është me të vërtetë gjallëruese. Dhe shumëllojshmëria. Për shembull, nuk kanë qenë shumë konferenca biznesi që kanë drejtime për kulturën, shëndetin mendor, gjeopolitikën, teknologjinë dhe biznesin…të gjitha në një vend. Është një festë absolute për mendjen.” Esther Perel, Psikoterapiste dhe autore e New York Times

Një nga objektivat kryesore të Impact Bucharest është përshpejtimi i inovacionit duke lidhur liderët e biznesit dhe teknologjisë, startup-et, korporatat e mëdha dhe investitorët – për këtë arsye ngjarja përfshin disa forma formale (p.sh. Konkursi i Startup-eve Impact Arena, workshops, diskutimet në tryezë të rrumbullakët) dhe informale (p.sh. Kokteji i Rrjetëzimit Impact).

“Epo, Impact është shumë më tepër se një konferencë. Është vërtetë një festival idesh. Është një mundësi për të sjellë njerëz së bashku nga e gjithë bota për të folur se si të jemi një forcë për të mirë, si të bëjmë një ndikim pozitiv në botë. Dhe kështu, mezi po e pres.” 

Valerie Jarrett, Kryeshefe Ekzekutive, Anëtare e Bordit të Drejtorëve, Obama Foundation

Impact është njohur si një nga ngjarjet më të rëndësishme në Europë duke marrë, ndër të tjera, 3 Çmime Eventex 2023.

E-mail: media@impactcee.com 

Event Website: https://impactbucharest.com/ 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0