Ilaçet me antitrupa monoklonalë efektive kundër Covid-19 - Business Magazine Albania

Ilaçet me antitrupa monoklonalë efektive kundër Covid-19

Një medikament i realizuar nga “antitrupa monoklonalë” ka ulur shtrimet në spital dhe vdekjet nga Covid-19 me 85%. Të dhënat janë konstatuar nga kompania Vir Biotechnology Inc dhe GlaxoSmithKline PLC, zhvilluesit e ilaçit, të cilat në një deklaratë të mërkurën janë shprehur se do të kërkojnë nga rregullatorët shëndetësore autorizim për të vijuar me terapinë, gjë e cila do të shtohet në arsenalin e trajtimeve ndaj Covid-19.

Medikamenti renditet i treti në radhë, pas atyre nga kompanitë Eli Lilly & Co. dhe Regeneron Pharmaceuticals Inc që kërkon autorizim për tu prodhuar në masë nga kompania. Më herët edhe ilaçet e realizuar mbi bazë trajtimin nga antitrupat monoklonial, kanë treguar se janë efikase ndaj Covid-19 dhe ndër to është shembulli i trajtimit të presidentit Trump.

Vir dhe Glaxo thanë se një komitet i pavarur monitorimi rekomandoi që studimi të ndalet sepse një analizë e përkohshme e të dhënave nga 583 persona tregoi se ilaçi, i quajtur “VIR-7831”, ishte shumë efektiv.

“Ne shpresojmë që mundësia e vënies së “VIR-7831” në dispozicion të pacientëve sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të eksploruar më tej potencialin e tij në mjedise të tjera”, tha Hal Barron, zyrtari kryesor shkencor i Glaxo dhe presidenti i kërkimit dhe zhvillimit.

Kompanitë nuk zbuluan rezultate të hollësishme të studimit, të tilla si përqindja e pacientëve që ishin shtruar në spital ose vdiqën. Vullnetarët që morën pjesë në studim do të vazhdojnë të monitorohen për 24 javë dhe do të tregohen në fund të studimit.

Studimi po vlerëson pacientët me simptoma të buta ose të moderuar të Covid-19 të cilët janë në rrezik të lartë të zhvillimit të sëmundjes së rëndë. Antitrupat monoklonalë janë i vetmi trajtim i autorizuar për pacientët që prej fillimit të pandemisë. Sidoqoftë, shumë nga këto medikamente kanë mbetur pa u përdorur për shkak të sfidave logjistike të barnave të pranishme për spitalet, të tilla si gjetja e hapësirës dhe stafit për të mbikëqyrur infuzionet. Disa pacientë kanë thënë se është e vështirë të gjesh vendet e trajtimit për të marrë ilaçet. Vir dhe Glaxo thanë se një studim i veçantë i “VIR-7831” tregoi se ai mbetet efektiv kundër varianteve të reja të koronavirusit të identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar, Afrikën e Jugut dhe Brazil që shkencëtarët shqetësohen se mund të rezultojnë rezistente ndaj ilaçeve të antitrupave monoklonal.

WSJ

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0