Dita e parë e vitit të ri 2026 ka nisur nën mbizotërimin e acarit, me temperatura tejet të ulëta në të gjithë territorin e Shqipërisë. Dimri ka shtrënguar fort që në orët e para të mëngjesit, duke sjellë vlera negative termike në disa zona.
Sipas të dhënave meteorologjike, temperaturat minimale kanë zbritur deri në -6 gradë Celsius, ndërsa edhe gjatë orëve të mesditës maksimalet nuk pritet të kalojnë 6 gradë.
Edhe pse moti paraqitet i kthjellët dhe me diell, i ftohti do të vijojë të jetë prezent gjatë gjithë ditës, duke krijuar ndjesinë e një dimri të ashpër që në nisje të vitit.
Autoritetet këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes, kur temperaturat pritet të jenë më të ulëta.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.