HYRJE PREMTUESE E SCIANT AD NË TREGUN SHQIPTAR TË TEKNOLOGJISË - Business Magazine Albania

HYRJE PREMTUESE E SCIANT AD NË TREGUN SHQIPTAR TË TEKNOLOGJISË

SCIANT

Kompania ReSolutions e themeluar në Prill 2021, bazuar në Tiranë, është një ndër kompanitë më inovative shqiptare në fushën e zhvillimit software. Megjithëse kompania është dinamike dhe me rritje të shpejtë, ofron stabilitet dhe mundësi për të qenë pjesë e projekteve sfiduese duke eksperimentuar në disa teknologji. ReSolutions mundëson përvojën më të mirë për të zhvilluar potencialin e ekipit të saj.

Më datë 18.10.2022, Sciant AD, filial i Sirma Group Holding AD, një kompani ndërkombëtare që operon në industrinë e teknologjisë së informacionit, u bashkua me partnerin e saj, shoqërinë ReSolutions Shpk, të regjistruar në Shqipëri. Transaksioni pritet të pasqyrohet në Regjistrin Tregtar Shqiptar.

Kjo shkrirje erdhi pas bashkëpunimit dhe si rezultat i një partneriteti fillestar strategjik midis Sciant dhe ReSolutions, i cili filloi në Korrik 2021. Bordi Drejtues i të dyja kompanive – Sirma Group Holding AD dhe Sciant AD, vlerësoi sinergjinë e mundshme midis ekspertëve nga Sciant AD dhe ReSolution në Shqipëri, duke i dhënë dritën e gjelbër marrëveshjes në fjalë.

Kompania Sciant është e specializuar në zhvillimin dhe zbatimin e zgjidhjeve IT të bizneseve dhe tashmë u finalizua bashkimi 100% me kompaninë shqiptare ReSolutions. Transaksioni është pjesë e strategjisë afatgjatë të zhvillimit të kompanive.

Lexo: Nemanja Zivkovic, folës në AllWweb për një formë marketingu ndryshe

“Për një vit, ne punësuam 30 inxhinierë softuerësh. Së bashku me kolegët e tyre ndërkombëtarë, ata po punojnë me disa projekte në tri shtyllat kryesore: transport dhe logjistikë, hoteleri dhe turizëm, fintech dhe sisteme bankare. Këto industri janë fushat tona të ekspertizës në të cilat është fokusuar Sciant. Hapja e një zyre të re dhe ndërtimi i një  ekipi të suksesshëm ishin ndër prioritetet tona për vitin e kaluar. Jemi jashtëzakonisht të emocionuar që, tani, jemi zyrtarisht pjesë e një kompanie që ofron zgjidhje cilësore IT dhe kulturë të mahnitshme të saj”, thotë Mario Kënga, menaxher drejtues i ReSolutions, Shqipëri.

“Për më shumë se 12 muaj, kemi punuar me ReSolutions, duke u ofruar klientëve tanë zgjidhje të suksesshme dhe funksionale për bizneset e tyre. Së bashku, jemi më të fortë dhe në gjendje t’u shtojmë edhe më shumë vlerë ofertave tona për klientët dhe partnerët”, shprehet Angel Mitev, CEO i Sciant.

“Prioriteti ynë ka qenë gjithmonë krijimi i zgjidhjeve teknologjike më të përparuara. Bashkimi me ReSolutions dhe pozicioni ynë udhëheqës në industritë ku operojmë, do të na lejojnë të përshpejtojmë rritjen e kompanisë”, shton Evlogi Georgiev, CEO i Sciant.

Rreth kompanisë Sciant

E themeluar në vitin 2016, Sciant zhvillon zgjidhje IT për biznesin. Kompania punon me sipërmarrje të mëdha dhe startup me rritje të shpejtë në mbarë botën. Klientët e saj përfshijnë DHL, Shift4, Avalara, Oracle, Ligentia, Sonder, Oaky, Pace Revenue dhe shumë të tjerë. Kompania u shfaq në renditjen prestigjioze të Financial Times të 1000 kompanive me rritjen më të shpejtë në dy vite radhazi – 2021 dhe 2022. Sciant ka zyra në Sofje dhe Plovdiv. Që nga nëntori 2021, ajo është pjesë e Sirma Group Holding.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0