Ilir Adili, ekspert në fushën e shërbimieve financiare dhe CEO i AK Invest, është ndarë nga jeta për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.
Fusha e sipërmarrjes dhe sektorit financiar shënoi një humbje të madhe. Angazhimi i tij në sipërmarrjen financiare ishte prej rreth 25 vitesh. Pas disa nismave në shërbim,in e këmbimit valutor, në vitin 2004 z.Adili ndërtoi AK-Invest, një kompani e shtrirë në transferta pagesa dhe më vonë edhe në fushën e kreditimit.
Ai ishte edhe një prej themeluesve të ALSE, Bursa Shqiptare e Titujve. Ai njihet mes miqve dhe bashkëpunëtorëve si një novator, i gatshmë për të bashkëpunuar dhe për të sjellë risi në fushën e pagesave.
Miqtë, familja dhe tregu i shërbimeve financiare në vend do ta ndiejnë mungesën e tij.