Hulumtuesit kanë krijuar aksidentalisht një bateri e cila mund të shfryëzohet për 400 vite - Business Magazine Albania

Hulumtuesit kanë krijuar aksidentalisht një bateri e cila mund të shfryëzohet për 400 vite


Thuhet se shpikjet më të mëdha në historinë e njerëzimit kanë ardhur në jetë aksidentalisht. Një incident në një laborator të Universitetit të Kalifornisë ka rezultuar në shpikjen e një baterie e cila mund të shfrytëzohet për qindra vite me radhë.

Hulumtuesit kanë zbuluar një mënyrë që bateritë të mos humbasin aftësinë e tyre të rikarimit pas vitesh të gjata përdorimi. Duke përdorur një nano përcjellës prej ari në xhel elektroliti në vend të litiumit, bateria mund ti rezistonte 200,000 cikleve të karikimit dhe të humbasë vetëm 5% të kapacitetit.

Ishte një studente doktorature e cili arriti në këtë zbulim ndërsa eksperimentonte në laborator. Ky zbulim mund të çojë në prodhimin e baterive të rikarikueshme me jetëgjatësi prej 400 vitesh. E thënë ndryshe, laptopë dhe telefonë më jetëgjatë.

Prej kohësh hulumtuesit kishin eksperimentuar me nanopërcjellësat por pa rezultat gjersa Mya Le Thai përdori një nanopërcjellës prej ari kombinuar me dioksid magnezi.

Ky zbulim është shokues nëse mësojmë se jetëgjatësia mesatare e baterisë së një laptopi është diku mes 300-500 cikle. Nanobateria i mbijetoi 200,000 cikleve përgjatë 3 muajve testim.

Burimi: pcworld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0