Hotelet përqafojnë teknologjinë, robotët zënë vendin e recepsionistëve - Business Magazine Albania

Hotelet përqafojnë teknologjinë, robotët zënë vendin e recepsionistëve


“Makinerite” mund te zënë shumë shpejt vendin e recepsionistëve nëpër hotele.

Në muajin korrik, Henn-na Hotel do të hapet në qytetin e Sasebo, Japoni, dhe pronarët e tij shpresojnë se ky hotel do të jetë një front i ri në industrinë e mikpritjes. Stafi i këtij hoteli do të përbëhet nga 10 robotë me madhësinë e njeriut. Këtij stafi do ti bashkohen edhe 2 njerëz. Robotët do të përshëndesin vizitorët, do të mbajnë çantat dhe bagazhet e tyre si dhe do të pastrojnë dhomat në momentin kur një vizitor largohet nga hoteli.

Robotët do të kenë fytyrat e femrave ndërsa do të jenë të programuar të flasin shumë gjuhë të huaja dhe t’i përgjigjen pyetjeve të vizitorëve në këtë hotel prej 72 dhomash.
Qëllimi është të krijohet një eksperiencë tërësisht hi-tech përfshirë njohjen e fytyrave të njerëzve nga robotët për ti hapur më pas atyre dyert e hotelit.

Biznesi i hotelerisë po përqafon teknologjitë e reja.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0