Hiqni kuriozitetin! Ja sa paguhen punonjësit e Tesla - Business Magazine Albania

Hiqni kuriozitetin! Ja sa paguhen punonjësit e Tesla

Teksa Tesla përgatitet të përballet me konkurrencën nga një gjeneratë e re e startup-eve të automjeteve elektrike që përgatiten të nxjerrin në treg një mori automjetesh të reja, të dhënat që kompania e Elon Musk ka ndarë me qeverinë amerikane, zbuojnë se si funksionon rekrutimi i talenteve dhe si i pengon punonjësit e saj të shkojnë diku tjetër.

Zyra e Çertifikimit të Punës së Jashtme të SHBA-së kërkon që kompanitë të zbulojnë kompensimin për punonjësit e përhershëm dhe të përkohshëm nga jashtë SHBA-së për t’u siguruar që firmat të mos i paguajnë më pak se paga mesatare e fituar nga kolegët e tyre. Të dhënat e Teslës zbulojnë se cilat janë pagat e kompanisë për punonjësit e saj duke filluar nga inxhinierët e deri tek menaxherët e produkteve.

Inxhinier i kontrollit: 125,724 dollarë

Shkencëtar i të dhënave: 107,000 dollarë

Inxhinier i pajisjeve: 99,188 dollarë

Menaxher i furnizimit global: 122,244 dollarë

Inxhinier industrial: 103,667 dollarë

Inxhinier integrimi: 121,641 dollarë

Inxhinieri kryesor i kontrolleve: 124,500 dollarë

Inxhinier i prodhimit: 111,863 dollarë

Menaxher i inxhinierisë së prodhimit: 166,425 dollarë

Inxhinier mekanik i projektimit: 107,125 dollarë

Inxhinier i procesit: 93,989 dollarë

Menaxher i produktit: 121,500 dollarë

Inxhinier i cilësisë: 93,978 dollarë

Inxhinier i lartë i aplikacioneve: 131,076 dollarë

Inxhinier i lartë i pajtueshmërisë: 126,000 dollarë

Inxhinier i lartë i të dhënave: 147,500 dollarë

Lexo edhe: Thellohet “skandali i pagave”. Del në qarkullim lista e dytë me rrogat e prillit dhe numra telefoni. Porkuroria sekustron serverat

Inxhinier i lartë i dizajnit elektronik: 133,651 dollarë

Inxhinier i lartë i prodhimit: 121,346 dollarë

Inxhinier i lartë mekanik i projektimit: 116,390 dollarë

Inxhinier i lartë i procesit: 121,895 dollarë

Menaxher i lartë i produktit: 118,949 dollarë

Inxhinier i lartë i besueshmërisë së sitit: 145,000 dollarë

Inxhinier i lartë softuerësh: 148,001 dollarë deri në 165,000 dollarë

Inxhinier i lartë i furnitorit-industrializimit: 119,645 dollarë

Menaxher i lartë i programit teknik: 125,487 dollarë

Inxhinier softuerësh: 150,190 dollarë deri në 169,375 dollarë

Inxhinier i lartë i mbështetjes për aplikim: 130,000 dollarë

Inxhinier i lartë i besueshmërisë: 139,000 dollarë

Inxhinieri i testimit të stafit: 149,344 dollarë

Furnizuesi inxhinier industrializimi: 107,500 dollarë

Menaxheri i programit teknik: 115,750 dollarë

Business Insider 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0