Hapen aplikimet për t'u bërë pjesë e konkursit "Social Impact Awards" - Business Magazine Albania

Hapen aplikimet për t’u bërë pjesë e konkursit “Social Impact Awards”


SIA iu mbështet në krijimin e sipërmarrjeve sociale, të cilat u japin një zgjidhje çështjeve më sfiduese të kohës sonë. Këtë e realizojnë duke bërë evente dhe duke organizuar worshkop-e në mënyrë që të rrisin ndërgjegjësimin për sipërmarrjen sociale, duke mësuar aftësitë e nevojshme për të drejtuar të gjithë ata që kanë qëllime të paqarta për sipërmarrjet premtuese, duke siguruar qasje në rrjet dhe duke promovuar ekipet më të mira me “Social Impact Award“.  

Social Impact Award” është më shumë se thjesht një konkurs apo çmim – është një mundesi për të ndërtuar biznesin tuaj real!

Janë hapur aplikimet për t’u bërë pjesë e këtij konkursi. Ju mund të aplikoni këtu. Afati i fundit i aplikimeve është në datën 15 Qershor 2017.

Rregullat e pjesëmarrjes:

  • Ju kujtojmë që vetëm studentët kanë të drejtë të regjistrohen individualisht.
  • Ndërsa grupet që aplikojnë duhet të përbëhen 50% nga studentë në sistemin universitar të Shqipërisë.
  • Në rast se ekipi juaj përbëhet nga 3 anëtarë, 2 anëtarë duhet të jenë studentë.
  • Në rast se ekipi juaj përbëhet nga 5 anëtarë, 3 anëtarë duhet të jenë studentë.
  • Ekipi juaj nuk mund të përbëhet nga më shumë se 6 anëtarë.

Për projektin me të cilin aplikoni duhet të keni parasysh:

  • Llojet e dokumentave të pranuara : pdf, docx, ppt, jpg, png.
  • Ju bëjmë me dije se, përmbledhja do të publikohet në faqen zyrtare të internetit gjatë proçesit të vlerësimit, si dhe në dojsen përfundimtare të konkursit.
  • Me dorëzimin e përmbledhjes, ju lejoni publikimin e saj në faqen zyrtare të internetit.
  • Prandaj, përmbledhja duhet të përshkruajë projektin tuaj në një formë të shkurtër dhe të saktë.
  • Kjo përmbledhje duhet të konsiderohet si një përmbledhje ekzektuive në një plan projekti, e cila vë në dukje pjesët kryesore të projekt idesë së paraqitur.

Nëse dëshironi më shumë informacion rreth “Social Impact Awards” mund ta gjeni këtu.

Në fund të “Social Impact Awards” ofrohen:

– 3 çmime nga 1.500 €
– 2.5 muaj inkubim falas
– Pjesëmarrje në SIA Europe Summit
– Këshillim dhe mentorim falas

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0