“Hakmerret” Kina. Fillon hetimet mbi firmën amerikane për “aktivitete të paligjshme” - Business Magazine Albania

“Hakmerret” Kina. Fillon hetimet mbi firmën amerikane për “aktivitete të paligjshme”

Kina po heton një firmë amerikane në fushën e analizimit të risqeve për aktivitete “të paligjshme”, tha një zëdhënës i qeverisë të hënën, pasi kompania akuzoi autoritetet për arrestimin e pesë punonjësve lokalë dhe mbylljen e zyrës së saj në Pekin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning tha se grupi “Mintz” me bazë në Nju Jork është “i dyshuar për operacione të paligjshme”, duke shtuar se “çështja është tani nën hetim”.

Mao nuk ndau detaje të mëtejshme në lidhje me hetimin për Mintz Group, i cili është i specializuar në hetimet mbi mashtrimet, korrupsionin dhe akuzat për sjellje të pahijshme në vendin e punës.

Firma tha të premten se autoritetet kishin “arrestuar pesë punonjësit në zyrën e Mintz Group në Pekin, të gjithë shtetas kinezë, dhe kanë mbyllur operacionet tona atje”.

Lexo edhe: CEO i TikTok dëshmon para Kongresit

Kompania ka “mbajtur një këshilltar ligjor për t’u angazhuar me autoritetet dhe për të mbështetur njerëzit tanë dhe familjet e tyre”, shtoi ajo.

Mintz Group ka zyra në 18 lokacione, duke përfshirë Uashingtonin.

Kreu i saj në Azi, Randal Phillips, kishte thënë në vitin 2017 se Shtetet e Bashkuara duhet të adresojnë pabarazitë strukturore në tregti që rrjedhin nga politikat kineze./ AFP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #31 - Prill 2023
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0