Guvernatori Sejko merr kryesimin e Bordit Drejtues të Center of Excellence in Finance Lubjanë - Business Magazine Albania

Guvernatori Sejko merr kryesimin e Bordit Drejtues të Center of Excellence in Finance Lubjanë

Guvernatori Sejko

Në datën 8 qershor 2022, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjen Vjetore të Bordit Drejtues të Qendrës së Ekselencës Financiare (CEF) të zhvilluar në Lubjanë, Slloveni.

Pjesëmarrja e Guvernatorit Sejko në këtë mbledhje, kishte një rëndësi të veçantë këtë vit, pasi Shqipëria mori nga Sllovenia kryesimin e Bordit Drejtues të CEF-it. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, do të jetë Kryetari i Bordit Drejtues të CEF-it për periudhën 2022-2023.

Qendra e Ekselencës në Financë (CEF) është një organizatë ndërkombëtare me seli në Lubjanë, Slloveni, e cila shërben si qendër për përcjelljen e njohurive për rajonin tonë. CEF-i është një institucion i krijuar në janar të vitit 2001, nga qeveria sllovene me iniciativën e Ministrisë së Financave të Sllovenisë dhe në bashkëpunim të ngushtë me ministritë e financave të vendeve të tjera të Evropës Juglindore.

Misioni i CEF-it është promovimi i njohurive për standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira në menaxhimin e financave publike dhe bankingut qendror, duke ofruar trajnime të specializuara, duke inkurajuar shkëmbimin e eksperiencave dhe punëve kërkimore, si edhe duke ofruar asistencë teknike për vendet si: Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Shqipëria dhe Turqia.

Bordi Drejtues i CEF-it është organi më i lartë vendimmarrës dhe anëtarët e këtij bordi janë ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve anëtare.

Gjatë mbledhjes së Bordit në të cilën mori kryesimin, Guvernatori Sejko shprehu mirënjohjen, angazhimin për drejtimin me përkushtim dhe transparencë të veprimtarisë së bordit, si dhe gatishmërinë për përmbushjen me sukses të të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga ky kryesim.

Guvernatori Sejko shtoi se arritjet e deritanishme, sfidat me të cilat përballemi aktualisht, si dhe pasiguritë që lidhen me pandeminë dhe konfliktin në Ukrainë, shfaqin në horizont mjaft paqartësi, fakt ky që imponon nevojën për një monitorim të vazhdueshëm dhe një proces të kujdesshëm vendimmarrjeje të këtij Bordi. Ai theksoi se përgjegjësia në përmbushjen e këtij misioni rritet më shumë nga fakti se Shqipëria është një nga vendet themeluese të CEF-it, ndërkohë që Banka e Shqipërisë ka qenë një nga partnerët aktivë përgjatë dy dekadave të veprimtarisë së CEF-it.

“Gjatë mandatit tim si drejtues, do të bëj çmos që misioni i CEF-it si burim zhvillimi i aftësive për Evropën Juglindore, të perfeksionohet më tej me praktika të reja bashkëkohore, interaktive dhe inovative.” – përfundoi Guvernatori.

Gjatë qëndrimit të  tij në Lubjanë, Guvernatori Sejko mori pjesë edhe në forumin e organizuar nga CEF-i, me temë “Institucione të forta në përmbushje të mandateve të tyre”.

unimet e forumit trajtuan menaxhimin sistematik të njohurive dhe rritjen e kapaciteteve institucionale, me qëllim transformimin e tyre në organizata aktive edukimi dhe përafrimin e standardeve të tyre me ato të Bashkimit Evropian. Duke iu drejtuar pjesëmarrësve në këtë aktivitet, Guvernatori theksoi rëndësinë që ka të investuarit në këtë drejtim nga ana e institucioneve publike. Në këtë kontekst, peshë të rëndësishme zë fokusi te kapitali njerëzor i institucionit, më tej përqendrimi në menaxhimin e njohurive institucionale, si dhe një shtyllë e tretë duket të jetë transformimi i institucioneve publike në organizata mësimore, ku punonjësit me një frymë kolektive rinovojnë të menduarit dhe kapacitetet e tyre.

Guvernatori shtoi se CEF-i vazhdon të jetë një partner, i cili mbështet dhe ofron një platformë për të punuar dhe për të transformuar shoqëritë tona përmes njohurive. Me përmirësimin e vazhdueshëm të institucioneve tona, ne mund të kontribuojmë në krijimin e shoqërive të suksesshme dhe gjithëpërfshirëse në rajonin tonë.

Së fundmi, Guvernatori falënderoi CEF-in, si dhe shprehu bindjen se Shqipëria dhe veçanërisht Banka e Shqipërisë do të vijojnë të thellojnë më tej lidhjet me këtë institucion dhe njëherazi të përfitojnë nga mundësitë që ofron ky bashkëpunim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0