Grupi Balfin shpall të kualifikuarit e fazës së parë të “Ideja Jote për Biznes” - Business Magazine Albania

Grupi Balfin shpall të kualifikuarit e fazës së parë të “Ideja Jote për Biznes”


Grupi Balfin organizoi javën e kaluar në mjediset e Tirana Business University (TBU) një takim me të gjithë fituesit e fazës së parë të programit “Ideja Jote Për Biznes”.

Qëllimi i takimit ishte njohja me pjesëmarrësit që kaluan në fazën e dytë, si dhe shpjegimi i mënyrës së procedimit për fazat e mëtejshme për ta. Gjithsej, në fazën e parë u shpallën fitues 25 persona, të cilët do të kenë mundësinë të vazhdojnë në fazat e mëvonshme të garës. Një pjesë e mirë e të kualifikuarve në këtë konkurrim kishin ardhur nga Kosova dhe Maqedonia.

Idetë për biznes, në këtë edicion të tretë të zhvillimit të konkursit, e kishin kryesisht fokusin në fusha si IT (Aplikacione, Software etj), Ndërtim, Turizëm, Ndërmjetësim, Riciklim, Edukim, Shërbime, Siguri, etj dhe u vu re një rritje me rreth 20% e aplikuesve, në krahasim me një vit më parë.

Në mënyrë që të avancojnë në fazat e mëtejshme të garës, të gjithë pjesëmarrësve iu kërkua përgatitja e një studimi fizibiliteti për të shtjelluar projekt-propozimet e tyre në mënyrë sa më të detajuar. Në fazën e dytë të programit do të kryhet vlerësimi i studimeve të fizibilitetit nga Komiteti Vlerësues i Projekteve (KVP). Më pas vlerësimi i KPV-së do t’i paraqitet Bordit Menaxhues të Grupit Balfin, i cili do të marrë vendim mbi të kualifikuarit.

Të pranishmit përveçse u informuan mbi fazat e mëtejshme të programit “Ideja Jote për Biznes”, morën gjithashtu informacione edhe mbi investimet e reja të Grupit Balfin. Gjithashtu ata u njohën edhe me politikat e Burimeve Njerëzore në Grupin Balfin, sikundër janë mundësitë e punësimit apo internship-et dhe trajnimet e vazhdueshme që zhvillohen nga grupi.

Çfarë është “Idjea Jote për Biznes”?

Programi “Ideja jote për Biznes” identifikon sipërmarrësit me idetë më premtuese përmes një procesi konkurrues, duke ofruar shpërblime për fituesit dhe ndihmë intensive follow-up.

Ndaj dhe në fazën e dytë, aplikantët e përzgjedhur për të vazhduar konkurrimin do të kenë mundësinë të takohen me përfaqësues të Grupit Balfin, profesionistë të fushës së biznesit, të cilët do të ofrojnë asistencën e nevojshme për konkurrentët, në mënyrë që ata të përsosin strategjitë e tyre të biznesit. Nëpërmjet konsultimeve të vazhdueshme, pjesëmarrësit në program do të përfitojnë suport maksimal për të zhvilluar më tej projektet e tyre dhe për të plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

“Ideja jote për Biznes” është një program që shndërron ide të mëdha në biznese të mëdha. Përmes një tradite të përvitshme, ky program ndihmon sipërmarrësit shqiptarë që kanë një ide biznesi të ndërtojnë një biznes të mirëfilltë.

Fitues i edicionit të vjetëm u shpall Enea Jorgo me projektin e tij “Select App”. Bëhet fjalë për një platformë dixhitale, e cila operon si B2B ndërmjet furnitorëve dhe bizneseve të pakicës. Kjo platformë dixhitale përfshin një aplikacion për IOS /Android si dhe Web.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0