Gruaja 80 vjeçare kalon Afrikën me një Toyota Corolla 20 vjeçare

Gruaja 80 vjeçare kalon Afrikën me një Toyota Corolla 20 vjeçare


Julia Albu nga Cape Town i Afrikës, ka mbaruar së fundmi një udhëtim 1 vjeçar. E veçanta? Ajo ka përshkuar rreth 13.000km me një Toyota Corolla 20 vjeçare për të takuar të bijën në Londër.

Albu zgjodhi një Corolla, e quajtur Tracy, sepse ajo ka provuar prej 20 vitesh dhe 200.000 miljesh (320.000km) se sa rezistente është. Por, disa modifikime të vogla iu bënë asaj përpara nisjes. Kështu, një zgarë është fiksuar në tavanin e makinës. Gjithashtu janë vendosur disa distancierë tek suspensionet dhe është riqepur tapiceria e makinës.

corolla

Julia e filloi udhëtimin e saj në 13 Qershor 2017, dhe e ka dokumentuar udhëtimin e saj në blogun e saj, teksa nisi udhëtimin nga një nga pikat më fundore të Afrikës. Ajo udhëtoi për ditë të tëra dhe ndonëse e vetme, ajo gjeti shoqërinë e vendasve përgjatë rrugës. Komplikacioni më i madh për të ishin vetëm dokumentat e ndryshme që i duhej të kishte me vete për të kaluar në shtete të ndryshme të afrikës.

Problemi i vetëm që makina e saj pati gjatë gjithë udhëtimin ishte vetëm shkëputja e disa dadiçekëve teksa kalonte nëpër terrene tepër të vështira.

corolla

Por çfarë mund t’a frymëzojë dikë të ndërmarrë një nisëm të tillë?

Pas udhëtimit, ajo u mor në intervistë nga Toyota UK.

“Isha duke dëgjuar radio, teksa flitej se sa një person publik kishte shpenzuar për makina për gratë e tij. Ndërkohë, sa vinte e acarohesha më shumë nga shpenzimet e tepërta të tij. Kështu, telefonova studion, dhe i thashë se jam 80 vjeç dhe se kam një Corolla të vitit 1997. Të dyja bashkë jemi plot 100 vjeç. Kështu që une do t’a ngas atë deri në Londër për të takuar time bijë.”

1 vit më pas, ajo arriti në Londër. Më në fund, ajo takoi të bijën dhe e dërgoi Tracy-n në një servis aty pranë. Ato shkuan gjithashtu në Francë së bashku dhe Albu së shpejti do të nisë udhëtimin pas për në Cape Town. Në fakt, sipas Google Maps, nuk të duhet më shumë se 15-20 ditë për t’a përshkruar distancën. Por, për zonjën, kjo kishte pak rëndësi.

Ajo planifikon të shkruajë një libër për të rikujtuar gjithçka kur të kthehet në shtëpi.

Më pas, destinacioni i saj i rradhës pritet të jetë bregu perëndimor.

Burimi: The Drive

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0