Greta Thunberg: Ne nuk mund të bëjmë asgjë pa shkencën, ekspertët e klimës po injorohen - Business Magazine Albania

Greta Thunberg: Ne nuk mund të bëjmë asgjë pa shkencën, ekspertët e klimës po injorohen

“Ekspertët e klimës nuk po dëgjohen pavarësisht nga pandemia e koronavirusit që thekson rëndësinë e ndjekjen e situatës së mjedisit,” ka thënë aktivistja e mjedisit Greta Thunberg. Adoleshentja suedeze është shprehur se  kriza e Covid-19 kishte ndezur një alarm se si bota nuk mund të bëjë pa shkencën, por njerzit si gjithmonë dëgjojnë vetëm një shkencëtar.

“Padyshim që pandemia ka ndikim në mënyrën se si njerëzit e vlerësojnë klimën. Unë mendoj se kjo pandemi ka treguar se ne jemi në varësi të shkencës,” shpjegoi adoleshentja e cila prej disa vitesh tashmë është aktiviste e mjedisit.

Në prag të vitit të ri aktivistja e mjedisit u shpreh skeptike ndaj faktit se vendet e mëdha kanë premtuar se do të zvogëlojnë emetimet e tyre të karbonit, të tilla si Kina, e cila është zotuar të arrijë zero emetime deri në vitin 2060.

“Kjo do të ishte shumë mirë nëse ata do të bënin diçka. Ne nuk mund të vazhdojmë të flasim vetëm për data dhe premtime hipotetike, të paqarta, të largëta. Ne duhet të bëjmë gjëra tani. Dhe gjithashtu  edhe uljen e emetimet. Le të shpresojmë që është kështu dhe le të bëjmë presion që të bëhet kështu”, tha ajo.

Thunberg tha se ajo u përpoq të injoronte edhe aktivitetin e saj në Twitter, duke thënë se nëse do përpiqej të mbrohej gjithë kohës në rrjete sociale nuk do kishte kohë për asgjë tjetër.  Gjithashtu, ajo u shpreh se ishte mirë të kthehej në shkollë pas një periudhe fushate dhe se i pëlqente të studionte.

Pandemia e koronavirusit ka ndaluar muajt e fundit lëvizjen “Fridays for Future” që Thunberg e ngriti që nga mbajtja e tubimeve të saj masive, të cilat filluan si një protestë vetëm, jashtë parlamentit të Suedisë në Stokholm në gusht 2018.

GUARDIAN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0