Greqia goditje të fortë nga inflacioni. Qeveria kompenson karburantin - Business Magazine Albania

Greqia goditje të fortë nga inflacioni. Qeveria kompenson karburantin

Inflacioni ka mbetur në nivele veçanërisht të larta edhe në korrik në Greqi, ndonëse është ulur me gjysëm pike në 11.6% nga 12.1% në qershor.Të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave ELSTAT regjistrojnë rritje të çmimeve, veçanërisht në energji dhe karburante, por edhe në artikujt ushqimorë, për muajin korrik në baza vjetore.

Konkretisht në krahasim me korrikun e një viti më parë, kemi rritje të çmimit të gazit natyror me 178.9%, naftës për ngrohje 65.1%, energjisë elektrike 55.8%, karburanteve dhe lubrifikantëve 33% dhe lëndëve djegëse të ngurta 9%. Por edhe në çmimet e të ashtuquajturës “shportë ushqimore ”, janë rritur çmimet në vaj dhe yndyrna 27.3%, bukë, drithëra dhe  mish 16.7%, bulmet dhe vezë 16.4%, perime 13.4%, , ushqime të tjera 9.3%. Gjithashtu, rritje çmimesh janë shënuar në një gamë shumë të gjerë produktesh dhe shërbimesh ,veçanërisht në paketën e pushimeve dhe argëtimit dhe kryesisht në: transportin e udhëtarëve me avion 62.3%, transportin e  udhëtarëve me taksi 32.9%, me anije 25.4%, hotelet 20%, makinat e  përdorura 15.9%, të rejat 12.4%.

Por edhe në periudhën qershor- korrik të këtij viti, me përjashtim të frutave të freskëta që kanë ulje 17,5%, rritje të çmimeve nga 1-3% ka patur edhe në artikujt ushqimorë, tek  qumështi i freskët, mishi i shpendëve ,vaji i ullirit ,kafeja,perimet e konservuara ose të përpunuara ,mishi i  viçit , buka dhe drithërat. Në sektorin e energjisë çmimet ranë tek energjia elektrike me 8.6% dhe  tek karburantet me 5.8% ku për herë të parë pas shumë javësh benzina është ulur nën 2 euro për litër, ndërsa edhe nafta për makina blihet mesatarisht 1.72 euro për litër. Prej sot dhe nesër gjithë qytetarët greke me të ardhura nga 30.000-45.000 euro në vit  do të marrin paketën e dytë të ndihmës në karburante nga 45-100 euro në varësi të mjetit dhe vendbanimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0