Google dhuron 800 milionë dollarë për të ndihmuar në krizën e COVID-19

Google dhuron 800 milionë dollarë për të ndihmuar në krizën e COVID-19


Google ka vendosur të shpërndajë rreth 800 milionë dollarë për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, qeveritë dhe organizatat e ndryshme që kanë në fokus shëndetësinë.

Një kontribut që pjesërisht do t’i jepet edhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 250 milionë dollarë në formë kreditesh publicitare, si dhe për  rreth 100 agjenci shtetërore që dëshirojnë të reklamojnë iniciativat e tyre për të përballuar pandeminë.

Ndërkohë, rreth 350 milionë dollarë kredite për Google Ads do të shpërndahen për sipërmarrjet e reja dhe të regjistruara gjatë vitit 2020, të cilat po vuajnë edhe më shumë nga bllokimi i ekonomisë globale.

Ndër financimet e ndryshme, edhe direkte, vlen të përmendet kontributi për universitetet dhe institutet e kërkimit që po studiojnë ose eksperimentojnë terapi kundër COVID-19.

Google është një prej disa kompanive të teknologjisë, që vendos disa nga burimet e tyre më të mëdha financiare dhe teknike në drejtim të përpjekjes për të luftuar pandeminë globale. Apple  të premten lançoi ​​një uebfaqe dhe një aplikacion iOS që lejon përdoruesit të ekzaminojnë veten për simptomat e koronavirusit, Kjo ndodhi disa ditë pasi Apple njoftoi se do të dhuronte më shumë se 10 milionë maska ​ në SHBA dhe Europë.

Facebook, ashtu si Google, i ka ofruar kredite falas për reklama OBSH-së dhe institucioneve të tjera për të siguruar informacion të saktë në lidhje me koronavirusin, por OBSH ende nuk ka vendosur zyrtarisht asnjë reklamë në Facebook. Organizata është duke punuar me Facebook në kapacitete të tjera, përfshirë Qendrën e Informacionit për Coronavirus të kompanisë.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0