29 qershor 2007, dita e lançimit të iPhone të parë.

Me sistemin operativ iOS, pjesë e kategorisë së Smartphone, me “touch”-in e ekranit dhe dizajnin inovativ prej themeluesit vizionar Steve Jobs, lançimi i iPhone “rishpiku” telefonat mobile dhe revolucionarizoi botёn e smartphone. Radhët e gjata dhe të paduruara për të blerë modelin e sapohedhur të ‘iPhone’, dizajni tërheqës unik dhe çmimi i “kripur” u bënë simboli i telefonit markë dhe prestigj që të gjithë duhet ta kishin.

Gjatë konferencës së lançimit, 9 vite më parë, themeluesi i Apple Steve Jobs, i prezantoi botës ‘suksesin’ e radhës, që mbase pakkush mund ta imagjinonte në atë kohë.

Për ta kujtuar nisjen e këtij udhëtimi, i hedhim një sy videos së lançimit nga themeluesi Steve Jobs:

 

/Business Mag Albania