Geneva Motor Show 2018 vetëm me një Google Pixel 2 XL

Geneva Motor Show 2018 vetëm me një Google Pixel 2 XL

Pasues i sagës së parë të smartphone nga Google nën emrin Nexus, Google Pixel dhe Pixel XL u prezantun për herë të parë në tetor 2016. 12 muaj më pas, vjen Pixel 2 dhe Pixel 2 XL.

I vlerësuar së tepërmi prej kamerës fantastike, e cila ndonëse jo dual ashtu si konkurentët e saj, arrin të realizojë disa nga fotot më të mira që një smartphone mund të realizojë.

Një prej gazetarëve të portalit The Verge, vizitoi Geneva Motor Show pak ditë më parë. Gjithçka që kishte me vete, ishte Pixel 2 XL i tij. Në vazhdim vjen çka ai mendon për këtë:

Kam një rrëfim shumë gallatë për të bërë: Unë fotografova gjithë Geneva Motor Show vetëm me smartphone tim. As DSLR, as gjë tjetër. Fluturova drejt Gjenevës vetëm me Pixel 2 XL tim, laptopin, dhe shpresën se besimi i madh tek Google nuk do më zhgënjente.

Pasi 2000 fotosh, dhe më pas komplimenteve jo kritikave, mund të them se eksperimenti përfundoi me sukses.

Përse e gjithë kjo?

  1. Sepse kam pretenduar gjithmonë se cilësia e fotove të Pixel 2 XL rivalizon me ato të kamerave DSLR. Doja t’a bëje këtë provë në Gjeneve, dhe të shihja nëse kisha të drejtë apo jo.
  2. Do të ktheja kamerën e huazuar , dhe përpara se të vendos çfarë kamera DSLR do të blej, vendosa të bëhem përtac.
  3. Doja të shihja sa i përshtatshëm ishte një smartphone për të fotografuar një event të tërë.

Gjithsesi, ka shumë arsye se përsa përsëri duhet përdorur një kamera DSLR. Thellësia e imazhit nga një kamera DSLR është shumë më e madhe se ajo nga një smartphone. Ose tjetra, me një kamera full-frame (DSLR) mund të çlirosh kreativitetin.

Tek Galeria, mund të gjeni disa nga fotot e shkrepura.

Burimi: The Verge

Evente