General Motors do të tërheqë 200,000 mijë automobila - Business Magazine Albania

General Motors do të tërheqë 200,000 mijë automobila


Kompania General Motors ka njoftuar se do të tërheqë rreth 200 mijë vetura të markës “Saturn” dhe “Saab” në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, në mënyrë që të ndërrojë Airbag-at me defekt të cilat i ka prodhuar kompania japoneze Takata.

Ky vendim i General Motors është pjesë e tërheqjes së pesë milionë veturave, për të cilat autoritetet amerikane për siguri kanë paralajmëruar muajin e kaluar.

Këto Airbag-a me defekt, të kompanisë Takata, mund të shpërthejnë duke shpërndarë pjesët e vogla metalike apo plastike të cilat i posedojnë brenda dhe kështu mund të lëndojnë pasagjerët, transmeton Koha.net.

Të paktën 10 persona kanë vdekur në mbarë botën, ndërsa 139 janë lënduar për shkak të shpërthimit të madh para aktivizimit të Airbag-ut për siguri të pasagjerit.

General Motors njofton se do të tërheqë veturat “Saab 9-3” nga viti 2003 deri 2011, “Saab 9-5” nga vitit 2010 deri 2011, si dhe veturat “Saturn Astra” nga viti 2008 deri 2009.

 

/Gazeta Ekonomia/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0