Gati 60% e bizneseve në informalitet në bregdet

Gati 60% e bizneseve në informalitet në bregdet


Kontrollet e tatimeve në bregdet kanë nxjerrë në pah sa i lartë është niveli i informalitetit tek bizneset që i shërbejnë turizmit.

Gjatë verës janë mbyllur dhjetëra biznese, madje edhe hotele e ristorante të njohur, pasi janë gjentur në shkelje (të paregjistruar, ose nuj jepnin faturë për të disatën herë).

Në dy muaj e gjysëm, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, tregon se numri i bizneseve të regjistrura në bregdet është rritur 58%.  Shifrat i përkasin subjekteve të reja të regjistruara në Drejtorinë Tatimore Rajonale Durrës, Lezhë, Sarandë, Shkodër dhe Vlorë. Pork jo nuk nënkutpon aspak se kemi 58% më shumë biznese në bregdet. Thjesht më shumë se gjysma e bizneseve janë regjistruar, pasi punonin prej kohësh në të zezë. Flasim për më shumë se 1500 biznese në pesë qytetet bregdetare.

Lexoni: Tatimet: bizneset që u hapën këtë vit 6 herë më shumë se ato që u mbyllën

Përmes një njoftimi zyrtar, Tatimet bëjnë të ditur se administrata do të vazhdojë kontrollet në zonat turistike, për të garantuar zhvillimin e konkurrencës së ndershme, rritjen e të ardhurave, si dhe reduktimin e shkallës së informalitetit, teksa sezoni veror është në kulmin e tij.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0