Gardaland bën një investim prej 5 milionë euro për realitetin virtual


5 milionë euro është investimi për zhvillimin teknologjik, skenografinë dhe tematizimin e ambientit për të qenë sa më tërheqës. Gardaland njoftoi risinë në funksion të argëtimit për sezonin e ri 2017.

Skenografia e ambientit është studiuar për të përfshirë vizitorët në aventurë për të hipur mbi malet ruse, ndërkohë që zona e gjelbër do të transformohet në një skenar tipi për male të thepisura të perëndimit amerikan.

Aventura virtuale, falë veshjeve të posaçme, do të mundësojë hyrjen për së gjalli në një rit antik të fiseve tribale, ashtu sic e kërkon legjenda, si një mënyrë magjike për të shkuar tek bota e shpirtrave.

Realiteti virtual i bën edhe më realiste ndjesitë fizike, të dhuruara në xhiron e dytë të vdekjes.

Në fillim të vitit 2016, kompania inauguroi malin e parë rus, në një botë dedikuar tërësisht Realitetit Virtual në brendësi të parkut “Alton Towers” në Angli. Pak muaj më pas u inaugurua në Thorpe Park, pranë Londrës, Treni fantazëm i Derren Brown.

Gardaland, lindi 41 vjet më parë, në një ambient prej 200 metrash katrorë, por sot është parku i tetë në botë më i vizituar.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale