Galaxy S9 dhe S9 Plus vijnë me funksionalitete që bëjnë matjen e tensionit të gjakut dhe nivelit të stresit » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 22/03/2018

Galaxy S9 dhe S9 Plus vijnë me funksionalitete që bëjnë matjen e tensionit të gjakut dhe nivelit të stresit

Share
nga Fiorela Jaupi
Mar 22, 2018
Studied at Faculty of Economy, Master of Science in Marketing. Content Editor at Business Magazine Albania
lexo me teper >

Samsung Galaxy S9 dhe S9+ mund të bëjnë matjen e tensionit të gjakut përmes një sensori optik. Përveç tensionit të gjakut, dyshja e re e smartfonëve mund të masin edhe nivelin tuaj të stresit.

Po ashtu, Samsung planifikon të zgjerojë aftësitë e Bixby-it në mënyrë që të ketë mundësi të masë kaloritë e një vakti duke e parë atë përmes kamerës, raporton GSM Arena.

Kjo teknologji është zhvilluar së bashku me Universitetin e Kalifornisë në San Francisko. Ky bashkëpunim quhet My BP Lab.

Smartfonët e rinj u prezantuan në Tiranë në datën 9 Mars. Samsung u vlerësua me më shumë se 30 çmime në Kongresin Ndërkombëtar të Telefonisë Mobile që u mbajt në Barcelonë, ndër të cilat edhe çmimin më prestigjioz GLOMO Awards për smartfonin Galaxy S9+ si “Pajisja e Re më e Mirë e Lidhur“ pikërisht për dizajnin e tij të rafinuar, kamerën e përparuar dhe performancën e jashtëzakonshme, të cilat me imagjinatë ri-interpretojnë mënyrën se si ne sot komunikojmë, ndajmë dhe përjetojmë botën.

Galaxy S9 dhe S9+ vijnë në tregun shqiptar në ngjyrat e Zezë e Mesnatës, Blu Koralor dhe e Purpurt Jargavani. Galaxy S9 dhe S9+ janë të disponueshëm në treg pranë partnerëve të Samsung, Albatrade, Neptun, Vodafone, Telekom Albania, Aza Electronics dhe Globe, që nga data 16 Mars 2018 dhe çmimi për blerjen e S9 është 114.999 Lekë dhe për S9+ është 127.999 Lekë.



Evente

Zgjidhje, Vetëm me një klik!

Dhjetor 11, 2019
6 PM – 8 PM

Një hap drejt Suksesit!

Dhjetor 14, 2019
09:00 - 17:00