Gabimet që nuk duhet të bëni kur punoni nga shtëpia - Business Magazine Albania

Gabimet që nuk duhet të bëni kur punoni nga shtëpia

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, të punuarit nga shtëpia u bë diçka e pashmangshme për shumë kompani. Për shumë punonjës, kjo eksperiencë nuk ishte vetëm e re, por edhe e frikshme.

Avantazhet, natyrisht, janë të qarta: fleksibilitet i lartë, autonomi e pamohueshme dhe rruga për në punë është një ecje në korridorin e shtëpisë. Disavantazhet? Ajo kërkon praktikë dhe kërkon një sasi të konsiderueshme të vetëdijes, disiplinës dhe fokusit.

Këtu janë gjashtë gabimet që njerëzit e suksesshëm nuk i bëjnë kurrë kur punojnë nga shtëpia:

  1. Puna me pizhame

Njerëzit më produktivë nuk zgjohen dhe fillojnë të punojnë menjëherë ndërsa janë ende në pizhame. Në vend të kësaj, ata përgatiten për ditën në të njëjtën mënyrë që do të bënin nëse do të shkonin në zyrë e cila, po, përfshin të veshurit me rroba të paraqitshme.

  1. Puna nga krevati ose divani

Nuk ka asnjë konfigurim të vetëm që funksionon për të gjithë. Do të duhen disa prova dhe gabime për të gjetur një plan të hapësirës së punës në shtëpi që mbështet nevojat tuaja, por çelësi është që të ngjajë sa më shumë me konfigurimin e zyrës suaj. Ju nuk keni nevojë as për një dhomë private; mund të jetë një zonë e caktuar në shtëpinë tuaj, larg shtratit dhe divanit, nëse është e mundur. Në thelb: “JO ZONË RELAKSIMI”.

  1. Të zhdukesh

Edhe në ditët më të ngadalta, njerëzit e suksesshëm që punojnë nga shtëpia e bëjnë gjithmonë zakon komunikimin e vazhdueshëm. Sigurohuni që të gjithë anëtarët e ekipit tuaj të kenë kuptuar mesazhet tuaja siç duhet dhe që askush të mos ndihet i lënë pas dore.

Nuk duhet të kontrolloni vazhdimisht dhe t’u përgjigjeni emaileve (përveç nëse ato janë urgjente). Së paku, bëni kontrolle të rregullta me menaxherin dhe ekipin tuaj përmes Slack, telefonatave, emaileve. Dilni nga zona juaj e rehatisë, flisni për qëllimet tuaja për javën. Kërkoni dhe jepni reagime të drejtpërdrejta.

Lexo edhe: “Prisni të plasë lufta mes punonjësve dhe shefave!” Parashikimet e ekspertit për punën në distancë

  1. Neglizhimi i shëndetit

Kur nuk jeni në zyrë, zakonisht ka edhe më pak aktivitet fizik: Nuk ka salla takimesh për të ecur, nuk ka kolegë për të shkuar në një kafe dhe nuk ka korridore të gjata që të çojnë tek printeri ose në tualet.

Edhe nëse ushtroheni shpesh, qëndrimi ulur për periudha tepër të gjata kohore mund të jetë një faktor rreziku i vdekjes së hershme, sipas një studimi të botuar në Annals of Internal Medicine. Por, ka një lajm të mirë: Studiuesit zbuluan se njerëzit që rrinin ulur për më pak se 30 minuta në të njëjtën kohë kishin rrezikun më të ulët të vdekjes së hershme.

Kthejeni në zakon të gjeni kohë gjatë  ditës për shëtitje (të paturit një qen e bën më të lehtë). Ekzistojnë gjithashtu aplikacione që ju lejojnë të vendosni synime për ecjen në këmbë për t’u siguruar që po lëvizni  mjaftueshëm.

  1. Mos krijimi i strukturës dhe kufijve

Është e lehtë të shpërqendrohesh nga çështjet personale, kur punon nga shtëpia, sepse je shumë më i arritshëm për njerëzit jashtë punës tënde.

Kjo është arsyeja pse ju duhet një strukturë, një orar i qëndrueshëm, për të cilin jeni të rreptë, për të parandaluar shpërqendrimet që shqetësojnë rrjedhën tuaj të punës. Mënyra më e lehtë për ta bërë këtë është të krijoni një listë detyrash për çdo ditë. Ajo duhet të përfshijë detyra shumë specifike, të matshme dhe të arritshme. Mund t’ju duhet të rregulloni listën e së nesërmes në varësi të asaj që bëni sot.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0