Funerali i Mbretëreshës, më i shtrenjti në histori - Business Magazine Albania

Funerali i Mbretëreshës, më i shtrenjti në histori

Funerali i Mbretëreshës, më i shtrenjti në histori

Funerali i Mbretëreshës Elizabet e Dytë, mund të jetë ndër më të shtrenjtët në historinë e Britanisë së Madhe. Asnjë detaj shpenzimesh nuk është bërë deri më tani publik nga familja mbretërore, por ish-agjenti i zbulimit britanik Sajmën Morgan, për vite me radhë pjesë e stafit të sigurimit të monarkëve britanikë përllogarit një shumë minimale 7.5 milionë dollarëshe për vetëm një ditë.
Për Nju Jork Post-in, Morgan thotë se e përllogarit koston bazuar edhe tek ngjarjet e tjera të mëdha të familjes mbretërore,siç ishte martesa e princit Uilliam në 2011-ën për sigurinë e së cilës u shpenzuan rreth 7.2 milionë dollarë.

Nëse shuma e shpenzuar per funeralin është aq e lartë, kjo mund të jetë ceremonia më e kushtueshme në historinë e Britanisë së Madhe. Me kosto të tilla, ky pritet të jetë edhe viti më i kushtueshëm sa i përket shpenzimeve të familjes mbretërore, që vitin e kaluar arritën mbi 200 milionë dollarë, pa ceremoni të tilla para që pritet të dalin nga paratë e taksapaguesve.

Kjo i shton edhe një tjetër rekord, Elizabetës së dytë, e cila përveçse për mbretërimin më të gjatë 7 dekadësh, do të mbahet mend edhe për radhët rekord të pjesëmarrësve në homazhet e saj që arriti në 8 kilometra, e që ndoshta mund të jetë për rekord Gines.nypost.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Ndërto diçka që njerëzit e duan dhe gjithçka tjetër do të vijë vetvetiu.”
— Paul Graham
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0