Ftesë për aplikim për personat e papunë
Përditësuar së fundmi: 04/12/2019

Ftesë për aplikim për personat e papunë

Share
nga Eridon Elshani
Dhj 04, 2019
-Manages Business Mag Kosovo
lexo me teper >

Në kuadër të projektit për rritjen e punësimit të rinjve të papunë afatgjatë dhe përfituesve të skemave sociale, i financuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, D&D Business Support Center, ofron mundësi trajnimi falas për soft skills, (për përgatitje të CV-së dhe letrës motivuese, përgatitje për intervistë të punës dhe fusha të tjera), që lidhen me qasjen në punësim të përfituesve të skemës së ndihmës sociale dhe të rinjtë me papunësi afatgjatë të regjistruar në zyrat e punësimit.

Nga ky projekt do të përfitojnë 40 kandidatë nga rajoni i Prishtinës. Sesionet e trajnimit do të fillojnë gjatë muajit janar 2020 dhe do të zgjasin 5 ditë. Për datat e sakta dhe adresën ku do realizohen trajnimet, kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen me kohë (pas formimit të grupeve).

Përparësi për të përfituar nga ky projekt do të kenë të rinjtë e papunë afatgjatë, përfitues të skemave sociale, komunitetet pakicë dhe grupet e tjera të margjinalizuara.

Linku për aplikim:
https://forms.gle/KnwdAGxJ3gnakuNX9

Afati i fundit për aplikim:
20 Dhjetor 2019

Për më shumë mund të kontaktoni në numrin e telefonit:
+383 (0) 38 748 701