Frika si "Lëndë Djegëse" për të ecur përpara - Business Magazine Albania

Frika si “Lëndë Djegëse” për të ecur përpara

Bota ka më shumë se 7 miliardë njerëz dhe të gjithë janë të ndryshëm. I gjithë ky diversitet krijon mundësi emocionuese biznesi. Por kur bëhet fjalë për suksesin e biznesit tuaj, vetëm një person mund t’iu japë motivimin që ju duhet : VETJA JUAJ.

Dhe kjo ngre pyetjen se çfarë e krijon motivimin. Disa njerëz, për shembull, janë të frymëzuar nga frika; e përdorin atë si lëndë djegëse për të ecur përpara. Një sipërmarrës i tmerruar nga kthimi në një punë zyre mund ta përdorë atë frikë për të qëndruar i motivuar, për të ecur përpara dhe për të krijuar një biznes të qëndrueshëm. Të tjerë, nga frika mund të paralizohen dhe të depresohen. Çfarë ju motivon në biznesin tuaj?

1. Pyesni ”Pse je mërzitur?” apo ”Pse jo?”.

Problemet janë një pjesë e pashmangshme e biznesit. Por mënyra se si i qasemi atyre varet nga këndvështrimi ynë për botën. Ju keni nevojë për njerëzit që në vend që të thonë diçka që nuk mund të bëhet, thonë: “Më shiko. Pse të mos provosh? Nuk kam asgjë për të humbur”.

2. Ku fokusoheni: tek arsyet apo tek rezultatet?

Folësja motivuese Marie Forleo ka thënë: “Ose ke arsye, ose rezultate”. Njerëzit bien në një nga dy grupime kur bëhet fjalë për të realizuar ëndrrat e tyre. Ata fokusohen në të gjitha arsyet pse ëndrrat e tyre nuk mund të realizohen, ose përndryshe rezultatet që duan të shohin. Nëse ju vetë po përpiqeni të arrini lartësi të reja, duhet të bëni atë që nuk keni bërë më parë. Duhet të fokusoheni në mundësitë dhe rezultatet e mundshme për ju. Njerëzit e drejtuar nga rezultatet shpesh i bëjnë ëndrrat e tyre realitet më shpejt, dhe ata janë më të lumtur, më të shëndetshëm dhe më të pasur për këtë.
Lexo: Mollët shqiptare drejt tregjeve të reja

3. Mendon se “Nuk mund të bëhet”?

Rezultatet që shohim në jetë bazohen në atë që ne mendojmë. Ajo që mendon, ajo bëhesh. Dhe këtu nuk ka asgjë mistike. E gjitha është më logjike nga sa e mendoni. Nëse besoni se nje gjë nuk mund të bëhet atëherë ju i ulni përpjekjet tuaja dhe natyrisht, rezultate nuk vijnë. Dhe anasjelltas. Nëse doni rezultate të reja, kërkoni mënyra të reja për t’iu qasur problemeve të vjetra.

4. I ndiqni rregullat, apo ndiheni rehat duke i thyer ato?
Rregullat vendosen për një arsye: për të mbajtur rendin, respektin dhe politikat në fuqi. Por disa rregulla janë më mirë të thyhen. Në jetën tuaj, të luani vetëm në zona të sigurta shpesh mund të jetë më e rrezikshme se çdo gjë. Njerëzit që i admironi, drejtuesit dhe pronarët e bizneseve që e çojnë shoqërinë përpara, shpesh thyejnë rregullat. Jepini vetes leje, pra, për të thyer më shumë rregulla dhe do të ndiheni më tu përmbushur dhe më të lirë.

5. E shihni botën si xhungël kërcënuese apo si një vend piktoresk ku mund të argëtoheni?
Ne do të tërheqim atë që besojmë. Nëse e shikoni botën me një këndvështrim negativ dhe shihni vetëm urrejtje, trishtim dhe dhimbje, do të ndjeni më shumë nga kjo në jetën tuaj. Biznesi juaj do të duket si një luftë. Por kur përqendroheni në veprime të vogla mirësie, në dashuri, në mundësi dhe shpresë, të gjitha këto do të gjejnë rrugën për t’u kthyer tek ju. entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0