Franca gjobit Google me 500 mln euro për shpërndarjen e lajmeve pa leje - Business Magazine Albania

Franca gjobit Google me 500 mln euro për shpërndarjen e lajmeve pa leje

Google u gjobit 500 milionë euro nga autoritetet e konkurrencës në Francë, për mosrespektimin e marrëveshjes mbi publikimin e lajmeve nga kompanitë mediatike. Autorité de la Concurrence në Francë tha se Google kishte shkelur një vendim të Prillit 2020, i cili urdhëroi kompaninë të negocionte marrëveshje licencimi “me mirëbesim” me botuesit dhe agjencitë e lajmeve për çdo ri-përdorim të përmbajtjes së mbrojtur nga e drejta e autorit.

Në janar, Google ra dakord për një marrëveshje të madhe për të drejtat e autorit digjital me botuesit francezë. Si pjesë e asaj marrëveshje, kompania tha se do të negocionte licenca individuale me anëtarët e Aleancës së Shtypit të Francës që mbulojnë të drejtat e lidhura dhe qasjen në një shërbim të ri të quajtur News Showcase.

Autoriteti i Konkurrencës në Francë e mori parasysh këtë, duke thënë se nuk përfshinte një diskutim mbi shpërblimin për përdorimet aktuale të përmbajtjes së mbuluar nga “të drejtat fqinje” për shtypin. Rregullatori shtoi se Google kufizoi fushën e bisedimeve me median duke refuzuar të përfshijë përdorimin e imazheve të shtypit.

Kjo është gjoba më e madhe që ka vendosur ndonjëherë Franca kundrejt një kompanie që nuk respekton ligjet e saj. Google u urdhërua nga rregullatori të paraqiste një ofertë shpërblimi për përdorimin e përmbajtjes së mbrojtur të botuesit brenda dy muajsh, ose rrezikon të përballet me gjobë deri në 900.000 euro në ditë. Përfaqësues nga Google thanë se ishin “shumë të zhgënjyer” nga vendimi i shtetit Francez.

“Ne kemi vepruar me mirëbesim gjatë gjithë procesit”, tha një zëdhënës i Google për CNBC. “Gjoba injoron përpjekjet tona për të arritur një marrëveshje dhe realitetin se si funksionojnë lajmet në platformat tona.”

“Deri më sot, Google është e vetmja kompani që ka njoftuar marrëveshje për të drejtat fqinje,” shtoi zëdhënësi. “Ne gjithashtu jemi gati të finalizojmë një marrëveshje me AFP që përfshin një marrëveshje globale të licencimit, si dhe shpërblimin e të drejtave të tyre fqinje për botimet e tyre për shtyp.”

Gjoba rekord është zhvillimi i fundit në një betejë të vazhdueshme për të drejtat e autorit midis gjigandëve të teknologjisë si Google dhe Facebook dhe botuesve të lajmeve. Franca ishte vendi i parë që miratoi ligjet e reja të diskutueshme të së drejtës së autorit të BE-së që synojnë t’u japin organizatave të lajmeve më shumë mbrojtje për të siguruar që ata të kompensohen drejt për shpërndarjen e copave të përmbajtjes së tyre në internet. Vendi i dytë ishte Australia.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0