Nëse nuk ke guximin të veprosh, do të gjesh justifikime gjatë gjithë jetës. Sepse koha nuk ishte e përshtatshme. Sepse pate një problem personal. Sepse konkurrenti bëri një lëvizje të papritur. Mjaft. Justifikimet janë kudo. Shpesh i nxjerrim pa vetëdije. Por ata që arrijnë rezultate të jashtëzakonshme nuk janë viktima të justifikimeve , ata marrin kontrollin, veprojnë me qëllim të qartë dhe bëhen heronjtë e historisë së tyre personale dhe profesionale.
Ti mund të vazhdosh të jetosh në hije, duke pyetur veten përherë “çfarë po sikur…”, ose mund të thuash mjaft, të dalësh në dritë dhe të zbulosh çfarë ndodh kur i përkushtohesh plotësisht ëndrrës tënde. Guximi ka një lidhje të drejtpërdrejtë me potencialin e rritjes — shumë më tepër se sa aftësitë apo kushtet e tregut. Sasia e guximit tënd përcakton edhe tavanin e suksesit. Ndërkohë që shumica e sipërmarrësve planifikojnë me kujdes dhe veprojnë brenda zonës së tyre të rehatisë, ata që hyjnë në histori janë ata që rrezikojnë më shumë. Askush nuk kujton atë që e luajti të sigurt. Mos lejo që të jesh ai person. Të menduarit tradicional në biznes të mban të vogël. Ja çfarë të duhet të bësh në vend të kësaj:
1. Angazhohu publikisht për objektiva ambicioze
Magjia ndodh kur deklaron publikisht synimet e tua. T’u thuash klientëve, ekipit apo partnerëve se çfarë planifikon të arrish, krijon një ndjenjë përgjegjësie nga e cila nuk mund të tërhiqesh. Kur shpall: “Do të dyfishojmë të ardhurat këtë tremujor” apo “Do të hyjmë në tre tregje të reja deri në fund të vitit”, truri yt nuk merret më me pyetjen nëse është e mundur, por me mënyrën si ta bëjë të mundur. Kam parë me sytë e mi transformime të jashtëzakonshme nga sipërmarrës që ndërtojnë publikisht: themeluesja që njoftoi një produkt software pa shkruar ende asnjë rresht kodi; konsulenti që ofroi shërbime për një klient ndërkombëtar pa patur përvojë të mëparshme në atë nivel. Ata e vunë veten në kushte ku guximi ishte i vetmi opsion.
Lexo edhe:Reklamat sjellin gati trefish kthim nga investimi!
2. Përdor frikën si busullën tënde
Ajo ndjesi tensioni në bark kur mendon për hapin tjetër është udhërrëfyesi yt. Nëse një vendim duket plotësisht i sigurt, ndoshta nuk të çon askund me vlerë. Sipërmarrësit më të suksesshëm e shohin frikën si provë se po rriten. Rritja dhe rehatia nuk ecin bashkë. Kur vendos të rritesh 10 herë më shumë, metodat e zakonshme nuk funksionojnë më. Duhet të rishpikësh proceset, realokosh burimet dhe rimendosh të gjithë vizionin. Strategjitë e vjetra bëhen të pavlefshme. Aty fillon inovacioni i vërtetë.
3. Ndërto “muskulin” e guximit çdo ditë
Ashtu si forca fizike, edhe guximi rritet me stërvitje të vazhdueshme. Fillo me hapa të vegjël që të nxjerrin jashtë zonës së rehatisë, pastaj rrite intensitetin. Krijo një zakon të përditshëm për të bërë diçka që të tremb. Apliko për atë çmim prestigjioz. Flit në atë event të rëndësishëm. Dërgo mesazhin tek ai klient ëndrrash. Shprehe atë mendim ndryshe publikisht. Çdo akt guximi, pavarësisht rezultatit, të forcon për sfida më të mëdha. Mbaj shënime për progresin: sa më shpejt të rimëkëmbesh nga situata që më parë të frikësonin, aq më shumë po rritesh. Çfarë të paralizonte vitin e kaluar, sot mund të mos të prekë më fare. Guximi lind nga praktika.
4. Krijo një komunitet guximi
Mjedisi ku ndodhesh përcakton kufijtë e mendimit tënd. Rretho veten me njerëz që mendojnë ndryshe, që vendosin objektiva “të çmendura” dhe i ndjekin me kurajo. Ambicia e tyre do të të shtyjë përpara kur ti vetë fillon të dyshosh. Nëse të gjithë në rrethin tënd vendosin objektiva të mëdha dhe marrin vendime të parehatshme, guximi bëhet standardi yt, jo tavani yt. Presioni pozitiv i grupit funksionon më mirë se vetë-disiplina. Kur të tjerët në komunitetin tënd guxojnë, ti nuk do të mbetesh pas. Zgjidh të ecësh përpara me guxim: bëj atë që shumica nuk guxojnë Çdo herë që zgjedh rrugën e vështirë dhe jo atë të sigurt, zgjeron kufijtë e mundësive të tua. Frika nuk është armik – është sinjal që po lëviz drejt rritjes. Ai tension në bark? Është shenjë që je në rrugën e duhur. Angazhohu publikisht për objektiva të mëdha. Përdor frikën si drejtues. Ndërto guximin me vendime të vogla çdo ditë. Rretho veten me njerëz që të frymëzojnë të mendosh më gjerë. Guximi nuk është më pengesë, por pikërisht udhërrëfyesi që të tregon drejtimin për zhvillimin e biznesit tënd.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.