Ford investon 1 miliardë $ në startupin e makinave të automatizuara "Argo" - Business Magazine Albania

Ford investon 1 miliardë $ në startupin e makinave të automatizuara “Argo”


Gjigandi Amerikan i prodhimit të automobilave Ford lajmëroi një investim prej 1 miliardë $ në pesë vitet e ardhshme në startupin “Argo AI” i cili do të ndihmojë prodhuesin të mbajë premtimin e flotës së makinave me sistem vetëdrejtimi brenda 2021.

Ford do të jetë aksioneri më i madh i “Argo AI“, një startup i themeluar nga ish ekzekutivë të Google dhe Uber.

Argo AI, i cili përqendrohet në inteligjencën artificiale dhe robotikën, do të ndihmojë Ford-in të zhvillojë sisteme virtuale plotësisht të automatizuara në makinat e kompanisë të cilat do të dalin në rrugë në 2021.

Ekzekutivët thanë se teknologjia sapo të jetë zhvilluar mund të liçensohet edhe për kompani të tjera. Investimi i Ford do të sjellë 200 punonjës të ri në kompani.

Edhe rivalët e General Motors kanë investuar në këtë drejtim duke blerë startupin “Cruise Automation” për 1 miliardë $. General Motors gjithashtu ka blerë 9% të aksioneve të Lyft, rivalit të Uber, për 500 milionë $.

Burimi: pcworld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0