Forcohen masat shtrënguese në luftën ndaj Covid-19

Forcohen masat shtrënguese në luftën ndaj Covid-19


Ogerta Manastirliu lajmëroi masa të reja në një njoftim për shtyp. Akti administrativ i miratuar nga Këshilli i Ministrave ka forcuar masat shtrënguese në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Masat e veçanta administrative janë:

Lexo: Ja disa nga masat që ka marrë AirBnB për komunitetin e saj

1-Subjektet që transportojnë barna dhe pajisje mjekësore nga Republika e Shqipërisë pa autorizimin e posaçëm të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për kryerjen e këtij aktiviteti dënohen me gjobë në masën 5 milionë lekë dhe u sekuestrohet e gjithë sasia e barnave dhe pajisjeve mjekësore. Në rast përsëritjeje masave të mësipërme u shtohet edhe ndalimi i eksportit të barnave, pajisjeve mjekësore deri në një periudhë 6 mujore.

2- Subjektet apo individët që organizojnë zhvillimin e aktiviteteve publike dhe jopublike si dhe aktivitete sportive, kulturore, konferenca apo grumbullime masive në vende të mbyllura apo të hapura, koncerte, tubime, dëgjesa publike, dënohen me gjobë në masën 5 milionë lekë për organizatorët dhe ndalimin e aktivitetit.

3-Hyrja e shoqëruesve apo familjarëve të pacientëve, në ambjente të shërbimit të urgjencës mjekësore, institucione të kujdesit shëndetësor, ambjentet e shërbimeve spitalore, ku janë duke marrë trajtim spitalor pacientët, vetëm me përjashtim të rasteve kur kjo kërkesë vjen nga Drejtoria Spitalore, dënohen me gjobë në masën 500 mijë lekë për shoqëruesin apo familjarin e pacientit, si dhe personin përgjegjës që ka për detyrë zbatimin e këtij rregulli.

4-Dënohet me gjobë  700 mijë lekë, shtetasi, i cili hyn në territorin e Shqipërisë dhe nuk deklaron ardhjen e tij nga zonat e prekura me Covid-19.

Lexo: COVID-19, Shkencëtarët afër zbulimit të vaksinës, pas testimit tek minjtë

5-Shtetasi, i cili hyn nga zonat e prekura në territorin e Republikës së Shqipërisë, që nuk vetëkarantinohet për një periudhë 14 ditore, në ambjentet e banesës së tij, si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit Covid-19 dënohet me gjobë në masën 700 mijë lekë. Po ashtu, me të njëjtin nivel gjobe dënohen shtetasit, të cilët vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë urdhërin e dhënë nga organet kompetente për vetëkantinimin e detyrueshëm, gjithashtu dhe shtetasit, të cilët kanë rezultuar pozitivë dhe nuk zbatojnë urdhërin e dhënë nga organet kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm.

6-Institucionet Arsimore, çerdhet dhe kopshtet publike dhe jopublike, që nuk mbyllin aktivitetin e tyre për periudhën e përcaktuar nga autoritetet kompetente dënohen me gjobë në masën 5 milionë lekë për institucionet arsimore dhe në masën 1 milionë lekë për çerdhet dhe kopshet publike dhe jopublike. Në rast përsëritjeje u shtohet dhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6 mujore.

7-Subjektet apo individët publikë apo privatë që zhvillojnë aktivitete në ambjente të mbyllura, të argëtimit për fëmijë dhe të rinj, palestra, qëndra sportive, pishina, qëndrat e internetit, qëndra kulturore, të cilat nuk zbatojnë urdhërinë e organit kompetent për mbylljen e tyre, dënohen me gjobë në masën 1 milionë lekë dhe në rast përsëritje, ju shtohet edhe mbyllja e veprimatrisë për një periudhë 6 mujore.

8-Subjektet apo individët, të cilët nuk zbatojnë urdhërat e dhëna nga organet kompetente për mosmbylljen e bareve, lokaleve, restoranteve dhe klubeve, dënohen me gjobë në masën 1 milion lekë. Në rast përseritjeje iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6 mujore.

9-Subjektet dhe individët publikë apo privatë, të cilët në kundërshtim me urdhërat e autoriteteve kompetente lejojnë zhvillimin e aktiviteteve sociale, sportive, kulturore, eskursionet mësimore të organizuara me institucionet arsimore publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit, dënohen me gjobë në masën 1 milionë lekë. Në rast përsëritjeje ju shtohet dhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6 mujore.

10-Organet e Shërbimit Postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit, të hartojnë një plan masash, për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin në sportele apo në ambjente të tjerë të brendshme. Moszbatimi i këtij detyrimi dënohet me gjobë në masën 1 milion lekë. Në rast përsëritjeje u shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6 mujore.

Lexo: Shkon në 42 numri i të prekurve nga Coronavirus në Shqipëri

11-Drejtuesit e automjeteve, të cilët nuk zbatojnë ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit, publik dhe privat, përfshirë automjetet private në zonat dhe oraret të përcaktuara nga organet kompetente, dënohen me heqje të lejes së drejtimit për një periudhë 3 vjeçare dhe me bllokim të mjetit. Nga ky rregull përjashtohen personat e autorizuar nga organet kompetente.

12-Rritja e çmimit të shitjes së të gjitha mallrave dhe produkteve ushqimore, barnave, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve, në krahasim me çmimet e tyre në shitje të rregullt, të tregtuar në muajt paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normative, dhe produkteve sezonale sipas çmimit të tregtuara në të njëjtën periudhë kohore në vitin paraardhës, kur nuk vjen si pasojë e rritjes së çmimit nga importi i tyre, dënohet me gjobë 5 milionë lekë, për tregtuesit me shumicë dhe 100 mijë lekë për tregtuesit me pakicë.

13-Të gjitha transmetimet audiovizive, me më shumë se 2 persona në të njëjtën studio televizive, dënohen me gjobë në masën 1 milion lekë dhe në rast përsëritje u bllokohet emisioni.

14-Mosofrimi i shërbimeve nga farmacitë, tregtuesit me shumicë të barnave dhe prodhuesit e barnave, duke zbatuar kriteret e përcaktuara të sigurisë nga organet kompetente dënohen me gjobë në masën 10 milionë lekë për tregtuesit me shumicë, dhe 50 mijë lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përsëritje iu bllokohet malli dhe u mbyllet veprimtaria për një periudhë 3 vjeçare.

15-Mosofrimi i shërbimeve nga subjektet, individët që tregtojnë produkte ushqimore me shumicë apo pakicë, duke zbatuar kriteret e sigurisë përcaktuar nga organet kompetente, dënohet me gjobë në masën  10 milionë lekë për tregtuesit me shumicë dhe në masën 50 mijë lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përsëritjeje u bllokohet malli dhe iu mbyllet veprimtaria për një periudhë 3 vjeçare.

Lexo: Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë i drejton qeverisë disa kërkesa

16- Vendosen në dispozicion edhe strukturat private spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës shëndetësor. Moszbatimi i këtij urdhëri dënohet me gjobë në masën 5 milionë lekë dhe në rast përsëritje vendoset bllokimi i aktivitetit, duke e vendosur strukturën në dispozicion të shërbimit shëndetësor publik gjatë gjithë kohës së zgjatjes së infeksionit Covid-19.

Ministria thekson, se në rast se nuk kanë kapacitete strukturat publike atëherë do të duhet të ndërhyjnë strukturat spitalore private.

Për këto masa administrative ngarkohet policia e shtetit, gjithashtu edhe strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë, për zbatimin e këtij akti normativ.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0