Fondacioni Mane në AllWeb: Një sinergji për të ardhmen e inovacionit! - Business Magazine Albania

Fondacioni Mane në AllWeb: Një sinergji për të ardhmen e inovacionit!

Tirana u shndërrua në një qendër inovacioni për një ditë falë AllWeb, një prej ngjarjeve më të rëndësishme që mbledh së bashku inovatorë, krijues, profesionistë të marketingut, sipërmarrës dhe ekspertë të teknologjisë. Në një atmosferë energjike, pjesëmarrësit ndanë ide, përvoja dhe vizione për të ardhmen dixhitale që po ndërtojmë sot.

Fondacioni Mane ishte një ndër mbështetësit kryesorë të konferencës, duke riafirmuar rolin e tij si nxitës i inovacionit, edukimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri.

“Fondacioni Mane i bashkohet AllWeb si mbështetës i ideve të reja në të gjitha formatet dhe nga të gjitha grupet që i prezantojnë ato. Gjatë gjithë vitit, së bashku me themeluesin tonë, Samir Mane, kemi zhvilluar programe ku të rinjtë kanë ofruar zgjidhje për tema si inovacioni dhe sipërmarrja, kreativiteti dhe qëndrueshmëria, apo edukimi financiar. Kjo konferencë rajonale është një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer ide dhe për të identifikuar projekte të reja me vlerë,” tha Erion Ndrecka, Drejtor i Fondacionit Mane.

Skena e AllWeb priti folës ndërkombëtarë nga sektori i teknologjisë, komunikimit dhe startup-eve, të cilët ndanë strategji, histori suksesi dhe perspektiva mbi transformimin dixhital global.

Lexo edhe: Konferenca AllWeb mbyll me sukses edicionin e 8-të në Tiranë!

“AllWeb është një event që zgjat vetëm një ditë, por është shumë domethënës sepse mbledh së bashku folës nga e gjithë bota. Për t’i pasur këto zëra prezentë, ne duhet të jemi së pari nxitës të inovacionit në vendin tonë dhe të gjejmë mbështetjen e partnerëve si Fondacioni Mane, të cilët ndajnë të njëjtat vlera dhe vizion për inovacionin. Grupi BALFIN dhe Fondacioni Mane janë të dy nxitës dhe mbështetës të inovacionit, dhe AllWeb është vetëm një shembull i këtyre nismave inovative,” u shpreh Gert Boshnjaku, bashkë-organizator i AllWeb.

Gjatë vitit 2025, Fondacioni Mane ka kontribuar në forcimin e kulturës së inovacionit përmes nismave si Codex Hackathon i Tirana Bank, i cili bashkoi ekspertë të fushës fintech, talente të reja dhe studentë nga Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit në UBT, një fakultet i njohur për qasjen e tij dinamike dhe të drejtuar nga inovacioni në teknologji. Projekte si festivali GEN-E Albania dhe konkursi Riciklo Kreativ shfaqin më tej se si kreativiteti, qëndrueshmëria dhe sipërmarrja vazhdojnë të rriten në të gjithë ekosistemin. Këto nisma pasqyrojnë vlerën thelbësore të inovacionit të Grupit BALFIN, e pranishme në shumë prej programeve edukative, teknologjike dhe krijuese të grupit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“I vetmi limit për arritjet e së nesërmes janë dyshimet e së tashmes.”
— Franklin Roosevelt
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0