Ermal Mamaqi do të jetë një nga folësit e Konventës së tretë për menaxherët e shitjes dhe Marketingut. Konventa këtë vit do të zhvillohet online nën titullin “Suksesi është qëllimi yt”.
Ermali është i njohur si:
- Businessman;
- Producent;
- Showman;
- Këngëtar;
- Aktor;
- Komedian shumë i suksesshëm; dhe së fundmi edhe si
- Spiker Motivues.
Ermali ka prodhuar 2 late night shows nga më të suksesshmit në Shqipëri:
- “6 Ditë pa Ermalin” dhe
- “XING”.
Si aktor dhe producent ka prodhuar 3 filma kinematografikë
- “Femrat”;
- “2 Gisht mjaltë”, dhe
- “I Love Tropoja”.
Lexo: KONVENTA “SUKSESI ËSHTË QËLLIMI YT” – VENDI I DUHUR PËR MË TË MIRËT
Është një nga shqiptarët më të ndjekur në Social Media në botë dhe është përgatitur nga rtajnuesit më të mëdhenj në planet. Gjithashtu Ermali është pronar i një nga portaleve online më të ndjekura në Shqipëri, Xing.al. Ai ka në pronësi disa biznese shumë të sukseshme në Shqipëri si Ami Event, Mamaqi Production, BodyCode, Emarketing, Tidi.al etj…