Fokusimi i FED invest në produktet Agro merr mbështetjen e Ndërkombëtarëve

Fokusimi i FED invest në produktet Agro merr mbështetjen e Ndërkombëtarëve


Në kuadrin e  projektit  “Aksesimi i shërbimeve financiare”, i cili ekziston më shumë shumti në zonat rurale, ka mundësinë që të vihet në funksion me ardhjen e ekspertëve disa ditë më parë në komunikimin teritorial të zonave në Lushnje në Kavajë e Berat.

Një partner i rëndësishëm është  Rabobank, i cili mbështet në asistencë teknike dhe kontribuon në përmbushjen e objektivave të biznesit dhe zhvillimin SME-ve në kuadrin projektit të lartëpërmendur.

Në këto teritore ka një shtrirje gjeografike  në qendër të Shqipërisë,  ku drejtimi kryesor është bujqësia. Rrethi i Lushnjës ka 6 degë  dhe mbi 5000 anëtarë, nga të cilët mbi 1250 janë fermerë kredimarrës të financuar nga FED invest që nga viti 2000. Peshën më të madhe  në sektorin e bujqësisë e kanë produktet e serrave, të cilat tashmë furnizojnë jo vetëm tregun vendas por edhe atë të rajonit. Por jo vetëm në Lushnje, në përgjithësi FED invest është cilësuar si një nga sektorët industrial të agropunimit me rezultatet më të mira në vitin 2018

Lexo: FED invest, mbështet fermerët edhe falë Japonisë

Kërkesa në rritje për siguri ushqimore dhe prodhimeve organike rrit nevojën për përshtatje me teknologjitë më të fundit, zgjidhje më efiçiente për transformimin e biznesit bujqësor, me qëllim rritjen e produktivitetit dhe përmbushjen e të gjitha nevojave të tregut.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0