FMN parashikon që ekonomia globale do të rritet 6% këtë vit - Business Magazine Albania

FMN parashikon që ekonomia globale do të rritet 6% këtë vit

Fondi Monetar Ndërkombëtar përditësoi parashikimin e tij të rritjes ekonomike globale  ndërsa paralajmëroi për zgjerimin e pabarazisë dhe mospërputhjes midis ekonomive të përparuara dhe atyre më pak të zhvilluara.

FMN deklaroi në Parashikimin Ekonomik Botëror se ekonomia globale do të zgjerohet 6% këtë vit, nga 5,5% që ishte ritmi i vlerësuar në janar.

Kjo do të ishte rritja më e lartë në katër dekada që vjen pas një tkurrjeje prej 3.3% të vitit të kaluar e cila ishte rënia më e ndjeshme që nga koha e Depresionit të Madh.

FMN nënvizoi që bankierët qendrorë duhet të japin udhëzime të qarta mbi politikën monetare për të minimizuar rrezikun e flukseve që mund të dëmtojnë kapitalin.

Fondi përsëriti sërish thirrjen e tij drejtuar kombeve të pasura që të ndihmojnë vendet e varfra në luftën kundër Covid-19 si dhe theksoi nevojën për t’i dhënë përparësi shpenzimeve të kujdesit shëndetësor në mënyrë që pandemia të mposhtet.

Paketa stimuluese e Presidentit Joe Biden me 1.9 trilion dollarë e miratuar muajin e kaluar, do të ndihmojë në rritjen e produktit të brendshëm bruto të SHBA-së  mbi nivelin e tij para-pandemik këtë vit dhe do të ketë efekte  të konsiderueshme pozitive për partnerët tregtarë.

Për vitin 2022, fondi parashikon një rritje prej 4.4% më e lartë se 4.2% e parashikuar më parë.

Megjithatë, Fondi theksoi se shumë ekonomi të përparuara nuk do të kthehen në nivelet e tyre të prodhimit para-pandemike deri në 2022 dhe se ekonomitë e tregut në zhvillim mund t’i rikuperojnë nivelet e tyre në vitin 2023.

Ekonomia botërore në 2024 do të jetë rreth 3% më e vogël sesa parashikohej para shpërthimit të Covid-19.

Fokusi i takimeve të FMN këtë javë do të jetë emetimi i propozuar prej 650 miliardë dollarësh i aktiveve rezervë, që njihen si  “të drejtat speciale” dhe kanë si qëllim rritjen e likuiditetit global dhe ndihmën e vendeve me të ardhura më të ulëta me borxhin e tyre dhe kostot që lidhen me Covid-19.

BLOOMBERG

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0