FMN monitoron ekonominë shqiptare, Misioni takohet me Guvernatorin Sejko
Përditësuar së fundmi: 13/03/2018

FMN monitoron ekonominë shqiptare, Misioni takohet me Guvernatorin Sejko

Share
nga Albana Mucaj
Mar 13, 2018

Deeurozimi dhe disa çështje të tjera të politikës monetare ishin në fokusin e takimit që Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, pati me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Sipas burimeve zyrtare nga Banka e Shqipërisë, në diskutimin mes palëve theksi u vu tek treguesit kryesorë të ekonomisë dhe pritshmëritë për rritjen ekonomike.

Guvernatori Sejko u ndal tek masat e marra nga Banka e Shqipërisë në funksion të nxitjes së konsumit dhe investimeve, si një kontibut i drejtpërdrejtë në ekonomi. Ai ka folur për një politikë monetare efikase dhe përcjelljen e saj tek interesi i kredisë dhe stimulit të përgjithshëm monetar në ekonomi.

Konsolidimi fiskal ishte një tjetër çështje e diskutuar, një nga pikat me interes për FMN. Fondi edhe gjatë marrëveshjes trevjeçare me qeverinë Shqiptare ka vënë theksin tek rritja e bazës së të ardhurave, ulja e shpenzimeve dhe caktimi i një rregulli fiskal për uljen e borxhit publik.

Banka e Shqipërisë ka dhënë detaje edhe mbi pritshmëritë e saj për ecurinë e kreditimit si dhe gjendjen e përgjithshme të sistemit bankar. Rënia e kredive të këqija dhe situata e tyre aktuale, pas zbatimit të një pjese të planit të masave e nisur tashmë prej kohësh, ishin pjesë e diskutimit.


Evente

Le të ndërtojmë një rrjet nervor

Shtator 26, 2018
6:30 PM – 9:30 PM

Coworking Week 2018

Tetor 4, 2018
7 PM

AllWeb Albania 2018

Tetor 11, 2018
9 AM - 6 PM