FMN më optimiste për rritjen ekonomike këtë vit » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 09/10/2018

FMN më optimiste për rritjen ekonomike këtë vit

Share
nga Albana Mucaj
Tet 09, 2018

Fondi Monetar Ndërkombëtar është më optimist për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtët vit.

Nga 3.7% rritje të parashikuar në fillim të vitit, insitutucioni ndërkombëtar pret që rritja të shkojë në 4%. Kjo është e njëjtja normë rritje e parashikuar nga Banka Botërore. Optimizmi i tyre u shtua pas shifrave pozitive që nxori Instituti i Statistikave. Në tremujorin e dytë të vitit, sipas Instat, ekonomia jonë u rrit 4.3%.

Për vitin e ardhshëm parashikimi për rritje nga FMN ështe 3.7% (në fillim të vitit ishte 3.8%).

Investimet e reja të mëdha vijojnë të mungojnë, ndërsa po përfundojnë dy projektet që ushqyen rritjen e ekonomisë (për 3 vite) Gazsjellësi TAP dhe Hidrocentrali i Devollit.

Ashtu si qeveritë e çdo vendi, edhe institucionet ndërkombëtare bëjnë parashikime disavjeçare. Në këtë drejtim mes Qeverisë sonë dhe FMN-së ka një hendek. Pas pesë vitesh qeveria shqiptare pretendon për rritje ekonomike mbi 5% ndërsa, institucionet ndërkombëtare financiare presin që rritja të jetë më pak se 4%.