FMN e sheh të zymtë të ardhmen e ekonomisë globale - Business Magazine Albania

FMN e sheh të zymtë të ardhmen e ekonomisë globale

FMN nuk sheh dritë jeshile në fund të tunelit, të paktën jo për momentin. Për Fondin Monetar Ndërkombëtar, perspektiva globale ekomomike është edhe më e zymtë se parashikimet e muajit të kaluar. Arsyet kryesore për këtë situatë mbeten inflacioni në rritje dhe pasiguria ushqimore, e shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

“Shqetësimi im është një fragmentim i thelluar në ekonominë botërore. Mund të jemi duke ecur në gjumë në një botë që për rrjedhojë, është më e varfër dhe më pak e sigurtë se përpara.” – tha Kristalina Georgieva, shefja e FMN.

Lexo edhe: FMN parashikon perspektivë ‘shumë të dhimbshme’ për ekonominë globale

FMN-ja e uli në tetor parashikimin e saj për rritjen ekomomike në vitin 2023 në 2.7%, në një kohë kur më parë ky parashikim kishte qenë 2.9%. Treguesit më të fundit, sipas këtij organizmi të rëndësishëm ndërkombëtar, konfirmojnë se se perspektiva është edhe më e zymtë”, e kjo vlen sidomos për Europën. Sfidat, me të cilat po përballet ekonomia globale, janë të mëdha, dhe indikacionet ekonomike tregojnë sfida të tjera përpara”, thuhet në deklaratën e FMN-ja, në të cilën theksohet gjithashtu se mjedisi aktual i politikës është “jashtëzakonisht i pasigurt”. Përkeqësimi i krizës energjetike në Evropë do ta dëmtonte rëndë rritjen ekonomike dhe do të rriste inflacionin, paralajmëroi huadhënësi i madh global.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0