Fitimet e kompanive? Tatimet: deklarojini deri me 31 korrik  


 

Sipërmarrjet, si persona juridikë edhe fizikë, duhet të dorëzojnë në tatime vendimin për miratimin e rezultatit vjetor dhe destinimit të fitimit brenda datës 31 korrik. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, këta tatimpagues duhet që brenda 6 muajve nga data e mbylljes së vitit fiskal të kenë:

Miratuar rezultatet financiare të vitit paraardhës

Të jenë shprehur në lidhje me destinimin e fitimit pas tatimit

Të kenë përcaktuar shumën e rezervave ligjore

Lexoni: Tatimet këshillojnë – Si dhe kur duhet bërë përditësimi i të dhënave nga personat fizikë dhe juridikë?

Pjesën që do të përdoret për investime ose për shtesë kapitali

Pjesën që do të shpërndahet në formë dividenti nëse vendosin për një gjë të tillë

Për çdo muaj vonesë në paraqitjen e këtij vendimi, sipas DPT-së ligji parashikon penalitet në masën prej 10 000 lekë.

Administrata Tatimore kujton tatimpaguesit se duhet të kryejnë pagesën e Tatimit mbi Dividentin deri në 20 gusht, nëse bordi drejtues i kompanisë ka vendosur të shpërndarë fitimet mes aksionerëve pas tatimit.

Lexoni: Tatimet: bizneset që u hapën këtë vit 6 herë më shumë se ato që u mbyllën

 

 

 

Must watch
Business Mag Nr. #22 - Dhjetor 2019

Kemi ndjekur me vëmendje zhvillimet në ekonomi, e në veçanti ata që ne i quajmë gjeneratorët e kësaj ekonomie, sipërmarrësit privatë. Padyshim që sfidat janë të mëdha. Tregje të pa konsoliduara, konkurrencë e pandershme në shumë sektorë, pak mundësi për financim dhe investime në projekte të reja, Por ne kemi vërejtur gjithashtu një dinamikë e dëshirë të madhe për të ecur përpara.

Në Numrin 22 të Revistës së Businessmag, ju do të gjeni sipërmarrës të dhjetëvjeçarit të fundit, të cilët po shënojnë historinë e tyre të suksesit pa u ndier. Aktivë, energjikë, vizionarë dhe shumë të thjeshtë, ata mund të jenë një model shumë i mirë për t’u ndjekur. I tillë është Urani. Pasioni për perfeksionizëm e siguri nuk ia ul ritmin marramendës të ngritjes dhe zhvillimit të një biznesi. Ai sot ka ngritur një rrjet biznesesh të tija dhe administron edhe sipërmarrje të tjera.

Në brendësi të revistës do të gjeni edhe sipërmarrës të tjerë, nga Shqipëria dhe Kosova.

Ky numër u është dedikuar personazheve të suksesshshëm dhe zhvillimit të aftësive në shërbim të tregut. Ndaj i kemi dedkuar një paketë speciale artikujsh kapitalit njerëzor, rëndësisë së tij, sfidave dhe projekteve të vitit të arshshëm, të prezantuara në Shkollën Verore organizuar nga projekti zviceran “Aftësi për Punë”.

Mes personazheve ju sjellim Brizida Delvina, administratore e një hoteli në Tiranë, Ajo ka zhvilluar një karrierë ideale në fushën e hoteleri-turizmit. Edhe pse Brizida pëlqen të rrijë larg vëmendjes, ajo është një model frymëzues dhe një mentore e mundshme, tashmë edhe për ju që do …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale