Fiskalizimi, 8900 biznese mbeten jashtë sistemit - Business Magazine Albania

Fiskalizimi, 8900 biznese mbeten jashtë sistemit

Fiskalizimi

Nga Geri Kolgega

Në vitin 2021, qeveria shqiptare nisi procesin e fiskalizimit dhe një seri konsultimesh në mbështetje të këtij procesi. Një proces, i cili synon të fusë në një sistem elektronik të gjitha bizneset dhe që lëshimi i faturave të raportohet në kohë reale në sistemin tatimor.

Tërmeti i nëntorit të vitit 2019 dhe më pas pandemia bënë që qeveria të vononte me nisjen e këtij procesi, ndërsa 7 vite më parë bizneset kishin kaluar një tjetër proces transformues me përshtatjen e kasave fiskale.

Ky hap u argumentua nga qeveria me nevojën për të pasur një sistem të digjitalizuar, i cili do të bënte në mënyrë më të mirë kryqëzimin e të dhënave, do të identifikonte më shpejt rastet e evazionit, si dhe abuzimet me TVSH-në, ndërsa ministrja e atëhershme e Financave, Anila Denaj e argumentoi edhe si një kërkesë të institucionit financiar MoneyVal për të luftuar pastrimin e parave. Në finale, ky sistem i ri duhet të sjellë formalizimin e ekonomisë dhe rritjen e të ardhurave tatimore.

Për të qenë i fiskalizuar, biznesi fillimisht pajiset me një certifikatë elektronike, e cila përmban çelësin unik të çdo biznesi për të aksesuar më tej platformën SelfCare, ku bëhet komunikimi me administratën tatimore. Më pas, biznesi ka të drejtën e zgjedhjes së një software që mundëson platformën e fiskalizimit, e cila në vetvete është një program financiar i thjeshtëzuar dhe instalohet në kompjuterin e çdo biznesi duke zëvendësuar kasën fiskale. Aty shënohen artikujt, çmimet e tyre, sasia dhe më pas bëhet faturimi për klientët. Deri më tani janë 42 kompani të liçencuara nga Tatimet që ofrojnë zgjidhje software-ike për Fiskalizimin e bizneseve, duke marrë përsipër të gjithë procesin e instalimit, ndërsa një program kushton nga 120 – 500 euro.

Duke hasur në kundërshtimin e fortë të bizneseve, të cilat kërkonin një mënyrë më të thjeshtëzuar për t’iu përshtatur sistemit të ri, Drejtoria e Tatimeve publikoi edhe listën e kasave fiskale që duke bërë një pagesë mund t’i përshtateshin sistemit, pa pasur nevojën të instalonin internetin, të blinin një kompjuter dhe programin e ri.

Drejtoria e Tatimeve e programoi në tre faza implementimin e të gjithë sistemit të fiskalizimit. Hapi i parë ishte fiskalizimi biznes – qeveri, më pas biznes – biznes dhe faza e fundit biznes – konsumator, ku çdo klient merr faturën elektronike, me barkodin, i cili tregon faturën edhe në mënyrë digjitale në telefon apo pajisje të tjera elektronike.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #29 - Korrik 2022

Art në biznes & biznes me art

Ky numër vjen me tema të fushave të paprekura më parë nga ne.

Sipërmarrja gjendet kudo, ndaj këtë radhë u ndalëm tek industria e modës dhe kinematografia. Arti është një fushë ku mund të lulëzojnë shumë sipërmarrje të suksesshme. Përmes investimit në art, jo vetëm bëjmë biznes, por i shërbejmë shumë më tepër identitetit shqiptar, duke krijuar mundësi të promovohen e të njihen në tregje globale, vendi, kultura dhe tradita shqiptare. Pra, të hapet rruga edhe për turizëm dhe eksporte më të mëdha.

Sot vijmë me artikuj dedikuar modës, sfidave aktuale, ndikuar nga kriza e çmimeve të larta, por edhe mundësive për zbulimin e talenteve. Muza Competition, konkursi i artistëve të rinj u kurorëzua me 10 finalistë nga diaspora dhe fitoren e një vajze të re. E sapodiplomuar në Amerikë, Alisa Dudaj, spikati, duke treguar me punimet e saj talentin dhe vlerësimin e traditës. Businessmag beson tek talentet dhe synon të frymëzojë përmes tyre. Në fushën e artit ju mund të nisni një startup, ndaj në faqen kryesore sjellim stilisten e re.

Një tjetër industri që po lulëzon mes vështirësish është ajo e kinematografisë. Financat publike vendase janë të ulëta dhe kineastët kërkojnë vë…

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0