Finalja e Elevator Lab, Aba Online fituese e çmimit të madh - Business Magazine Albania

Finalja e Elevator Lab, Aba Online fituese e çmimit të madh

Elevator Lab

Elevator Lab është programi më i madh i partneritetit fintech dhe startup në Evropën Qendrore dhe Lindore. Programi u ofron startup-eve, me produkte dhe teknologji inovative të dëshmuara, një hyrje të strukturuar katërmujore dhe një projekt provues të konceptit (PoC) me ekspertët kryesorë bankar, me qëllim krijimin e bashkëpunimit të mëtejshëm.

Aba Online, u shpall startupi fitues i Elevator Lab 2022 me çmimin prej 5000 euro. Në mbrëmjen finale u prezantuan 8 startupe me me ide innovative në fushën e teknologjisë. Idetë amicioze u ndoqën nga një juri e përzgjedhur, drejtues të institucioneve të ndryshme, kryesuar nga Raiffeisen Bank.

Businessmag ka zhvilluar disa intervista me të rinjtë drejtues të startupeve, duke marrë përshtypjet e tyre të mbremjes dhe ambiciet me idetë dhe startupet e tyre.

Lexo: Elevator Lab njihet si “Laboratori më i mirë i inovacionit” për të tretën herë rradhazi

Erlisi vjen me “FiStrat”. Emri është shkurtim për Financial Strategy dhe është një platformë që ndihmon me edukimin financiar të njerëzve. “Statistikisht kemi vënë re qe edukimi financiar i publikut është shumë i ulët ndaj menduam që kjo është një mënyrë inovative për të rritur këtë edukim. Për momentin jemi në fazen e prototipit. Për publikun e gjërë kjo platformë do të lëshohet muajt e ardhshëm. Është ideuar në formën e një loje me anë të të cilës publiku mund të bëjë veprime bankare, pa pasur rriskun që kanë gabimet e kryera në bankë”

Sipas tij,synimi final është të rritja e shkallës së njohurive financiare të publikut. Kjo është kryesisht për individët, por mund të aplikohet edhe për bizneset.

Për individët, platforma ofron botën, në të cilën ata mund të simulojnë veprime të ndryshme financiare, ndërsa për bizneset, platforma u lejon të aksesojë të dhënat e individëve, me qëllim që mes tyre të mund të zbulojnë talente ku mund të investojnë.

Bizneset mund t’i dallojnë talentet duke parë ecurinë e lojtarëve në lojë. Nëse lojtarët janë shumë të mirë në investime, dinë se çfarë zgjedhin kur investojnë dhe nuk bëjnë investime të gabuara, atëherë ata mund të pikasen nga bizneset, nga kompani të mëdha, nga institucione bankare, ose nga shkollat e financave. Për këtë gjë, individet mund të testohen për një përiudhë gjashtë mujore dhe të dhënat e tyre do të ruhen në data baze.

Albina Bardhi, CTO tek praktika.al. Ajo studiuar për informatikë ekonomike dhe siguri informacioni, master. “Evente të tilla, ku u jepet mundësia startup-ve të ndryshme të promovojnë vetën janë pa dyshim mundësi shumë të mira. Elevator lab e pamë si një mundësi bashkëpunimi edhe me Raiffeisen Bank, sepse ne ofrojmë shërbimi që u shërbejnë shumë kompanive dhe në të njëjtën kohë edhe bankave”, thotë Albina.  Ajo tregon se, bankat kanë programet e tyre të intership-it dhe ofrojnë edhe mundësi zhvillimi për punonjësit e tyre dhe ne vijmë me technology driven solutions dhe u japim mundësi atyre të automatizojnë shumë veprime, mbi të gjitha u vijmë në ndihmë për rekrutimin e talenteve të reja dhe t’i zhvillojnë këto talente me anë të kurseve dhe mikrokurseve që zhvillohen tek platform praktika.al.

Praktika.al ka një vit që është online dhe ka rreth dy mijë të rinj dhe rreth treqind kompani të regjistruara në platformë. “Tashmë ne kemi dhe rastet tona të suksesit. Përveç kësaj, dyzetë kurse janë tashmë online dhe të shpërndara tek përdoruesit tanë. Ka kurse të tjera që janë në proçes, dhe shumë shpejt do vijmë në janar me aplikacionin e ri të Praktikës, ku të gjithë mund ta shkarkojnë në celularin e tyre”, thotë Bardhi.

Ndërkohë, në bazë të feedback-t të mbledhur, platforma ka menduar të bëjë disa ndryshime në profilin e studentit, por edhe të kompanisë. Tashmë kompanitë mund të krijojnë faqen e tyre në praktika.al dhe të promovojnë veten si punëdhënës.

Po të njëjtën mundësi kanë edhe të rinjtë në profilin e tyre.

Lexo: Swinto shpallet fituesi i kompeticionit Elevator Lab për Evropën Juglindore 2021

Eldi Çeço, menaxher i platformës ABA online

Kjo platformë është e aksesueshmë në ëeb edhe në app dhe jep shërbime jo financiare për fermerët në gjithë Shqipërinë. Ajo është e hapur për çdo kënd dhe është falas.

Eldi thotë se, “deri tani, platforma ka pasur një ecuri të mire, pasi ka mbi 14 mijë të regjistruar, 80% e të cilëve janë fermërë, 10% janë tregtarë inputesh dhe 10% janë konsumatorë”.

Objektivi i këtij startup-i është të përmirësojë qëllimet për fermerët, të krijojë grupe dhe t’u japi mundësinë e një kanali të ri shitjeje fermerëve kryesisht, por edhe krijimin e lidhjes mes fermerëve, grumbulluesve dhe eksportuesve.

Planet e këtij startup-i janë shumë ambicioze. “Ne mendojmë që të fusim edhe shërbime të tjerë si, për shembull t’i ndihmojmë fermerët të bëjnë aplikimin për grand-e qeveritare, t’i ndihmojnë për të kryer transaksione financiare, blerje, shitje, meqënëse në platform kemi edhe tregun online, t’i ndihmojmë me ekspertizën e ekspertëve që kemi në platformë si dhe të jemi pika e parë e kontaktit për çdo fermer shqipta”, thotë ai.

 

Henri Ndrecaj. Menaxher i projektit Vi-al. 

Ky projekt ka lindur spontanisht në shtator-tetor të 2021-it dhe qëllimi i tij ka qënë të njohë mundësitë blockchain dhe crypto që ofrojnë në botë dhe si këto mundësi të sillen në Shqipëri. Kjo platformë ka zgjeruar vizionin e saj, stafin e saj, prezencën e saj në rrjetet sociale dhe për momentin ka komunitetin më të madh të cryptove në Shqipëri. Në janar kjo platformë pritet të lancojë aplikacionin e saj. Aplikacioni bazohet në një model që quhet “Ëalk to earn”, dhe nëpërmjet tij njerëzit do të kenë mundësi të monetizojnë hapat, dhe bizneset kenë një platform që u jep mundësinë të ofrojnë marrëveshje, kupona dhe njerëzit që fitojnë pikët e VI Al-it në hapa, mund t’i shpenzojnë  për mallra dhe shërbime nga këto biznese.

Por aplikacioni është vetëm hapi i parë. Kjo platformë synon që shumë shpejt të ofrojë një ëallet dhe një sistem identiteti të bazuar në crypto, të cilat janë veglat bazike që i duhen çdo komuniteti, çdo vendi që të integrohet në tregjet globale. “Personat e komunitetit në rrjetet sociale, janë persona të informuar mbi mundësinë e cryptove, e kuptojnë idenë dhe me zor presin që kjo të dalë. Ndërsa bizneset, përgjithësisht janë disi skeptike dhe për shkak të mungesës së njohurive mbi tregun e cryptove ato hezitojnë, por platforma jona punon shumë që t’i thyej këto barriera dhe bizneseve t’ua bëjë më të thjeshtë pjesën e integrimit në tregje”, thotë Ndreca.

Lexo: “Një-brirëshat”/ 847 start-upe mbi miliard dollarë u themeluan në dekadën e fundit. Teknologjia financiare ‘udhëheq’ rrugën

Adeliada Mehmetaj, përpara se të themelonte ConsciESG ka qenë profesore ekonomie dhe statistikë biznesi në Seattle University. Bashkëthemeluesja Briseida Gjoza ka qenë në pozicione lidershipi në biznese private dhe aktive në politikë. Inovacioni i ConsciESG qëndron tek metodologji, e cila për momentin po pret patentimin. Është një zgjidhje për investitorët institucionalë globalë dhe ka si synim të ridimensionojë ESG Scoring.

ConsciESG u shërben bizneseve dhe kryesisht investitorët, duke i ndihmuar ata në mënyrën sesi zgjedhin të integrojnë qëndrueshmërinë dhe në mënyrën sesi investojnë. Startup-i ka pasur një ecuri shumë të mirë, madje ai është nderuar edhe me një çmin ndërkombëtar nga UNDP BOOST si biznesi me idenë më inovative. Po punohet për daljen e prototipit, i cili do të prezantohet me klientët global të kompanisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0