Fillo me një ide – Fito një internship

Fillo me një ide – Fito një internship


“Fillo me një ide – Fito një internship në Bashkinë Tiranë” është projekt i miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak Nr. 29 datë 29.03.2018.

Të rinjtë në fillim të karrierës së tyre profesionale, të cilët kanë përfunduar ciklin e studimeve Bachelor, Master Profesional ose Master Shkencor, të grupmoshës deri në 28 vjeç ftohen të aplikojnë me një koncept për projekt ose studim sipas temave të përcaktuara në këtë thirrje.

Afati i aplikimit për projektin është deri në 7 gusht 2018. Përmes një procedure konkurimi, do të përzgjedhen 16 fitues me konceptin më të mirë për projekt/studim.

Fituesit do të ndjekin një internship 3 mujor dhe do të punojnë nga afër me stafin e Bashkisë Tiranë për të finalizuar studimin ose shkrimin e plotë të projektit. Në përfundim të internshipit do të jepet çmimi në vlerë monetare 62.500 lekë/personi (bruto) dhe certifikatë për pjesëmarrje.

Faza I – Aplikimi

Objektivi i thirrjes për koncept-ide për projekte/studim është të mundësojë një proces transparent për përzgjedhjen e 16 studentëve më të talentuar të cilët do të angazhohen gjatë një periudhe 3 mujore, duke punuar nga afër me stafin e Bashkisë Tiranë, për të dorëzuar një propozim të plotë projekti/studimi, i cili do të vihet në zbatim nga njësitë organizative.

Faza II – Seleksionimi i koncept-ideve për projekt-studim

Pas përfundimit të periudhës për dorëzimin e dokumentacionit dhe koncept-idesë për projektin/studimin, Sekretariati i Konkursit do të verifikojë:

▪ Plotësimin e kërkesave administrative në dorëzimin e aplikimeve (respektimin e kërkesave për përmbajtjen, mënyrën e dorëzimit, afatin e dorëzimit të koncept-idesë dhe dokumentacionit të kërkuara nga ana e aplikantit).
▪ Kriteret e vlefshmërisë së aplikimit (Mosha e aplikantit, kostoja e propozuar e projektit).

Faza III – Vlerësimi i aplikimeve

▪ Aplikimet do të vlerësohen nga Komiteti Vlerësues për njësi organizative.
▪ Vetëm koncept-idetë që, janë vlerësuar me mbi 50 % të totalit të pikëve renditen në listën e shkurtër nga ana e Sekretariatit, dhe dërgohen për miratim pranë Bordit të Konkursit.

Faza IV – Konkurimi dhe shpallja e fituesve

▪ Bordi i Konkursit merr në shqyrtim tabelën përmbledhëse të përgatitur nga Komiteti Vlerësues dhe listën e shkurtër të koncept-ideve të përzgjedhura me mbi 50 % të totalit pikëve të përgatitur nga ana e Sekretariatit dhe miraton shpalljen e listës.
▪ Lista e shkurtër përfundimtare bëhet publike brenda 5 ditëve pune.
▪ Sekretariati njofton aplikantët e renditur në listën e shkurtër, tashmë të bërë publike, lidhur me datën, vendin dhe orën e zhvillimit të konkursit.
▪ Aplikantët ftohen të bëjnë një prezantim të shkurtër të koncept-idesë së projektit/ studimit.
▪ Bordi i Konkursit njofton në përfundim të konkurrimit rezultatin jopërfundimtar (paraprak) lidhur me përzgjedhjen e 16 fituesve.
▪ Çdo aplikues i cili ka rezerva lidhur me rezultatin jopërfundimtar të Bordit të Konkursit i lind e drejta e ankimimit brenda 5 ditëve pune, të këtij rezultati, pranë Bordit të Konkursit.
▪ Bordi i Konkursit shqyrton brenda 5 ditëve pune pretendimet e ngritura përmes ankimimit nga ana e aplikantit pjesëmarrës në konkurs dhe jep përgjigje të arsyetuar lidhur me çdo pretendim.
▪ Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar, Bordi i Konkursit harton një raport përmbledhës lidhur me zhvillimin e konkurrimit duke i bashkëlidhur listën emërore të 16 fituesve dhe ia përcjell për dijeni Kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Për informacion të mëtejshëm, aplikantët mund të dërgojnë një kërkesë për informacion në adresën elektronike: fitonjeinternship@tirana.al

Për të shkarkuar format e aplikimit klikoni në linkun: http://www.tirana.al/fillo-me-nje-ide-fito-nje-internship/#1530812224004-f9f18e85-2dbb

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0