Fermerët, gjejnë zgjidhje tek mikrofinanca - Business Magazine Albania

Fermerët, gjejnë zgjidhje tek mikrofinanca


Mikrofinanca vijon të rritet me ritme të larta. Ndërsa bankat kanë qëndruar vendnumëro me financimin e tyre në zonat rurale, hapësira po zhvillohet nga institucionet e mikrofinancës. FED invest, ka rritur mbi 18% numrin e anëtarëve të saj vitin e kaluar, ndërsa edhe  institucione të tjera fincanciare duket se kanë rritur prezencën e tyre.

Bazuar në modelin e bashkëpunimit financiar të anëtarësisë së vullnetare, FED invest po mundëson një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh financiare për zonat më të thella.

Ajo raporton ҫdo ditë  mbi 60,000 anëtarë që i besojnë institucionit në të gjithë territorin e vendit. Me 62 degë, ajo mbulon mbi 2000 fshatra të vendit me një numër total anëtarësh 63 mijë. Vitine kaluar ajo dha gati 5700 kredi me vlere totale mbi 2.1 milliardë lekë.

Përfaqësuesit e FED invest thonë se, puna do të vijojë me të njëjtën filozofi sociale, duke shtuar dhe përmirësuar kapacitetet me investime të fuqishme në teknologjinë bankare. Anëtarët, kreditorë tek FED invest, së shpejti do të kenë  llogari rrjedhëse ndërsa pritet të zgjerohet gama e produkteve dhe shërbimeve të reja si pagesat utilitare, veçanërisht ndaj popullsisë rurale.

Në fund të vitit të kaluar, FED invest mori Certifikatën e Përputhshmërisë nga Komisioni Europian për sjellje të mirë në fushën e mikrofinancës.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0