Banorët e pallatit 10-katësh në rrugën “Sali Butka”, në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë, kishin paguar deri në 1.300 euro për metër katror për të blerë apartamentet e tyre.
Por zjarri në pak orë shkrumboi pasuritë e tyre dhe asnjë nga banesat nuk është e siguruar.
Nëse qytetarët do të kishin paguar 300 lekë në ditë për një apartament 100 metër katror, gjithçka do të kthehej në gjendjen e mëparshme, pasi dëmin do e paguante kompania e sigurimit.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) bën të ditur se gjatë vitit 2022, sigurimi i pronës zuri 4.5% të totalit për sigurimin nga tërmetet, përmbytjet dhe zjarret.
“Autoriteti ka administruar të dhënat që referojnë një rritje të këtij tregu dhe një peshë të numrit të kontratave të lëshuara në këtë portofol rreth 4,5% të numrit total të policave të lëshuara në nivel vendi për aktivitetin e jo-jetës,” shpjegon Marsela Vaska, drejtore e Mbikëqyrjes së Sigurimeve në AMF.
Kompanitë e sigurimeve kanë paguar një vlerë të konsiderueshme për pronat e dëmtuara gjatë 2022-it.
“Për sa i përket të dhënave statistikore, për fundin e vitit 2022 janë paguar rreth 1,1 miliard dëmë në portofolin e pronës për të gjithë tregun e sigurimeve në Shqipëri,” shton drejtuesja Vaska.
Nga mbi 1,2 milionë prona të regjistruara, vetëm 50 mijë kanë policë sigurimi. rtsh
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.