Fasha 800kW/h nuk do të aplikohet për muajin nëntor - Business Magazine Albania

Fasha 800kW/h nuk do të aplikohet për muajin nëntor

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Energjisë, Belinda Balluku njofton se qeveria nuk do ta aplikojë fashën 800 kilovat/orë të energjisë elektrike për muajin nëntor. Pas një analize të gjerë zv.kryeministrja u shpreh se fasha u shty për herë të dytë. 

Arsyeja kryesore ishte ulja e konsumit të energjisë me 7%, ndërsa edhe çmimet në bursat ndërkombëtare kanë pësuar rënie të ndjeshme.

Lexo edhe: Konfindustria: ERE të argumentojë në parlament rritjen e fortë të energjisë

Një faktor tjetër i rëndësishëm në vendimin për mos-shtrenjtimin e energjisë ishte edhe parashikimi për reshje shiu gjatë nëntorit. Enti Rregullator ka vendosur që fashën ta lërë në fuqi, por është qeveria ajo që çdo muaj do marrë vendimin nëse do të aplikohet.

Vendosja e fashës erdhi pasi kompanitë energjetike u shprehën se kostot për sigurimin e energjisë ishin të papërballueshme edhe pse buxheti i shtetit ka subvencionuar deri më tani sektorin me gati 420 milion euro. Së fundmi, edhe Bashkimi Europian dha 80 milion euro grante për subvencionimin e kompanive energjetike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0