Familja e themeluesit të Samsung dhuron veprat e artit  për të shlyer taksat - Business Magazine Albania

Familja e themeluesit të Samsung dhuron veprat e artit  për të shlyer taksat

Samsung

Familja e Lee Kun-hee, themelues i Samsung Electronics, kanë deklaruar se do të dhurojnë koleksionin privat të artit të kuratorëve shtetërorë. Donacioni do të bëhet për të shlyer mbi 10.8 miliardë dollarë taksa të faturuara për shkak të pasurisë.

Lee, i cili nuk jeton më, e bëri kompaninën Samsung prodhuesin më të madh në botë të smartphone-ve, me rreth 26 trilionë fitime.

Sipas agjensisë Reuters, shuma e faturuar si taksë e trashëgimisë së familjes Lee është një nga më të mëdhatë në Korenë e Jugut dhe në mbarë botën. Madje, kjo taksë mund të çojë në ‘hollimin’ e aksioneve kontrolluese të familjes së Lee në kompaninë Samsung.

Familja do ta bëjë donacion koleksionin e artit me një vlerë prej 1,76 miliardë dollarësh për të dëmshpërblyer dënimet e Lee për evazion fiskal.

Disa nga ish-ministrat e kulturës dhe grupet e artit kishin kërkuar më parë që të miratohej një ligj i ri për të lejuar familjen që të dhuronte artin në vend të pagesës së faturave të taksave.

Pjesa më e madhe e koleksionit artistik të Lee, duke përfshirë kryeveprat nga Picasso, Monet dhe Chagall, do t’u dhurohen organizatave përfshirë Muzeun Kombëtar të Koresë dhe Muzeun Kombëtar të Artit Modern dhe Bashkëkohor.

Lexo: Samsung Neo QLED 8K – dizajn minimalist dhe standarti i teknologjsë së lidhur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0