Facebook u dha të dhënat e përdoruesve 60 kompanive, përfshirë Apple, Amazon, dhe Samsung

Facebook u dha të dhënat e përdoruesve 60 kompanive, përfshirë Apple, Amazon, dhe Samsung


Facebook ka ndarë të dhënat e çdo individi me të paktën 60 kompani teknologjike, shumë prej të cilëve vazhdojnë të kenë akes në to, raporton The New York Times.

Apple, Amazon, Samsung dhe Microsoft janë disa nga kompanitë që kanë një bashkëpunim 10 vjeçar me Facebook, lidhur me shkëmbimin e të dhënave të përdoruesit. Facebook ka mashtruar për marrëveshjen e pajtueshmërisë me përdoruesin, e cila premton se të dhënat e tua nuk do të ndahen me askënd tjetër.

Times raportoi se këto kompani kishin akses në të dhënat e përdoruesit, si statusi i marrëdhënieve, feja, bindjet politike dhe eventet e ndryshme. Ato gjithashtu merrnin informacione edhe për të dhënat e miqve të përdoruesve.

Një deklaratë e Facebook në përgjigje të raportit të publikuar, mohon se informacioni që u përket miqve të përdoruesve është ndarë pa leje.

Më 10 prill, CEO Mark Zuckerberg dëshmoi para një komiteti të rrallë të Senatit amerikan në përgjigje të skandalit të Cambridge Analytica.

Lexoni: Momentet më pikante nga dëshmia e Mark Zuckerberg në Kongres

Sipas The Times shumica e këtyre partneriteteve janë ende në fuqi, edhe pse disa prej tyre filluan të shkëputen në prill.

Ndoshta sot duken të padëmshme, për ata që nuk i kuptojnë, por në të ardhmen ky abuzim dhe mungesa e politikave që ofrojnë zgjidhje do të kenë një ndikim të madh te secili prej nesh.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0