Facebook tashmë me një galeri muzike falas për përdorim në video
Përditësuar së fundmi: 11/12/2017

Facebook tashmë me një galeri muzike falas për përdorim në video

Share
nga Jon
Dhj 11, 2017

Facebook së fundmi ka prezantuar “Sound Collection“. Një galeri me muzikë falas, të cilat mund të përdoren në video pa patur frikë nga të drejtat e autorit.

Ashtu siç shpjegohet edhe nga Facebook:

“Sound Collection të jep akses në mijëra këngë dhe efekte zanore me cilësi të lartë nga e gjithë bota për t’i përdorur në video. Ato janë pronë e Facebook dhe janë falas dhe të lira për t’u përdorur në çdo video në Facebook ose Instagram.”

Lexoni: Facebook Messenger tashmë mund të vendoset në website tuaj

Facebook ka qenë me kohë në kërkim të një zgjidhje për këtë problem. The New York Times raporton se ata kanë qenë në negociata që t’i lejonin përdoruesit të përfshinin 40 këngët më të mira në videot e tyre që nga viti 2015. Një marrëveshje ende nuk është arritur. Këngët që do të gjeni në Sound Collection nuk janë nga artistë, të cilët i degjoni në radio. Por gjithsesi, tashmë krijuesit do mund të vendosin muzikë pa u shqetësuar si më parë.

Ashtu si edhe mund ta prisni, ato janë këngë për background, perfekte për video. Ato ndoshta nuk do të japin kënaqësinë e një kënge të njohur, por do të jenë me të vërtetë funksionale.

Por ashtu siç raporton edhe TechCrunch, Sound Collection është vetëm fillimi. Marrëveshje të tjera mund të arrihen me artistë të njohur dhe galeria të pasurohet akoma edhe më shumë.

Nga ana tjetër, Facebook ka prezantuar edhe 360 Community, për të ndihmuar dhe inkurajuar krijuesit të fillojnë të krijonë video 360 gradë. Kjo faqe përmban resurse të ndryshme përsa i përket procesit. Gjithashtu edhe mundësinë e komunikimit me krijues të tjerë, si edhe informacione për kamerat plus një opsion për qeradhënie.

Burimi: Social Media Today


Evente

Seminar për “Negociatat dhe Shitjet B2B”

Dhjetor 19, 2018
9 AM – 5:30 PM